Sistemi i ri, si do të ndaheshin 100 mandatet e mazhoritarit
PD siguroi 56 vende në vitin 2005, me sistemin e ri do të kishte 47
Përqindjet e LSI-së do të mundësonin 12 vende në Kuvend
Aplikimi i sistemit të ri, me mënyrën e shpërndarjes së votës sipas metodës “D’Hondt”, do të kishte një tjetër rezultat zgjedhor. Në vitin 2005, Partia Demokratike së bashku me aleatët arriti të sigurojë 56 vende në mazhoritar, Partia Socialiste arriti të merrte 42 vende, ndërsa dy vendet e tjera u morën nga LSI dhe deputeti i pavarur, Spiro Peçi. Në rast se këto 100 vende në mazhoritar do të ndaheshin sipas mënyrës së “D’Hondt”, atëherë rezultati do të ishte ndryshe për këto vende. Sipas mënyrës së re, PD do të mund të merrte 47 vende nga 100 të tilla, PS do të kishte marrë 41, ndërsa 12 mandatet e tjera do t’i merrte LSI.
Përllogaritja
Me anë të sistemit të ri, votat do të llogariteshin ndryshe. Në rast se marrim përqindjen e vitit 2005 dhe i shpërndajmë në bazë të koalicioneve të sotme, PD me aleatët e saj, PS me PSD dhe LSI me PAD dhe PDS, do të vëmë re se shpërndarja e mandateve do të jetë ndryshe. Tirana ka 650.505 zgjedhës dhe në rast se do të votojnë 100 % të tyre, në bazë të formulës së “D’hondt”, do të shihet se PD merr 8 mandate, PS merr 7 mandate dhe LSI merr 5 mandate, dhe kjo, në rast se Tirana do të ketë 20 mandate si në vitin 2005. Sipas kësaj formule, në qarkun e Durrësit me 8 deputetë, PD do të kishte mundësi të fitonte 5, ndërsa PS do të kishte mundësi të fitonte 3. Kujtojmë që në vitin 2005, PD arriti të merrte ne Durrës të 8 mandatet. Nga ana tjetër, në qarkun e Elbasanit, PD do të kishte mundësi të merrte 4 deputetët nga 9 që ka ky qark, ndërsa PS do të kishte mundësi të fitonte 5 të tilla. Kujtojmë që në vitin 2005, PS arriti të merrte 8 mandate, ndërsa PD vetëm një të tillë. Një gjë e ngjashme është edhe në të gjitha rrethet e tjera. Gjithsesi, duhet të pritet se sa mandate do të kenë qarqet sipas Kodit të ri Zgjedhor. Në vitin 2009 ndarja e mandateve do të bëhet sipas formulës së re matematikore. Formula e “D’hondt” bën që partia që ka marrë vota më shumë, merr mandatin e parë. Për mandatin e dytë, partia që mori mandatin e parë i përpjesëtohen votat me dy. Përpjesëtimi me dy i votave vazhdon deri në gjysmën e mandateve, dhe që nga gjysma e deri në fund, do të ketë një përpjesëtim me 1.5 të votave.
Vendet
Në rast se marrim të gjitha qarqet së bashku, do të vëmë re një rezultat tjetër. Me të gjitha qarqet, është bërë ndarja e mandateve, duke marrë për bazë ndarjen e vendeve në këto qarqe në vitin 2005, numrin e votuesve të po këtij viti, si dhe përqindjen që kanë marrë partitë. Duke llogaritur se 100 për qind e votuesve kanë votuar, dhe duke i shpërndarë votat sipas përqindjeve të marra në mazhoritar nga kandidatët, rezultati nxjerr në shumicë PD-në, por që një koalicion midis PS-së dhe LSI-së do të rrëzonte shumicën e PD-së. Në rast se nxjerrim disa mësime, shohim që partitë e vogla mund të kenë shans për të marrë një vend në Kuvend, vetëm në qarqet që kanë shumë mandate. Gjithsesi, paraprakisht, mund të thuhet se partitë e vogla kanë për të “vdekur” politikisht në vitin 2009. Mundësia e tyre e vetme është bashkimi me partitë e mëdha.
Qarku Tiranë 650.505 zgjedhës 49.20% 38.91% 9.22%
PD-aleatë PS-PDS Partia LSI
Votat 320.000 253.111 59.976
Deputeti 1 320.000 253.111 59.976
Deputeti 2 160.000 253.111 59.976
Deputeti 3 160.000 126.555 59.976
Deputeti 4 80.000 126.555 59.976
Deputeti 5 80.000 63.277 59,976
Deputeti 6 40.000 63.277 59,976
Deputeti 7 40.000 31.638 59,976
Deputeti 8 40.000 31.638 29.988
Deputeti 9 20.000 31.638 29.988
Deputeti 10 20.000 18.819 29.988
Deputeti 11 20.000 18.819 14.994
Deputeti 12 20.000 12.546 14.994
Deputeti 13 13.333 12.546 14.994
Deputeti 14 13.333 12.546 9.996
Deputeti 15 8.889 12.549 9.996
Deputeti 16 8.889 8.366 9.996
Deputeti 17 8.889 8.366 6.664
Deputeti 18 5.926 8.366 6.664
Deputeti 19 5.926 5.577 6.664
Deputeti 20 5.926 5.577 4.442
Gjithsej vende 8 7 5
PD PS LSI
Qarku Shkodër 218.300 zgjedhës 54.80% 37.70% 5.75%
PD-aleatë PS-PDS Partia LSI
Votat 119.628 82.299 12.552
Deputeti 1 119.628 82.299 12.552
Deputeti 2 59.814 82.299 12.552
Deputeti 3 59.814 41.149 12.552
Deputeti 4 29.907 41.149 12.552
Deputeti 5 29.907 27.432 12.552
Deputeti 6 19.938 27.432 12.552
Deputeti 7 19.938 18.288 12.552
Deputeti 8 13.292 18.288 12.552
Deputeti 9 13.292 12.192 12.552
Gjithsej vende 5 4 0
PD PS LSI
Qarku Durrës 265190 zgjedhës 56.50% 36.13% 6%
PD-aleatë PS-PDS Partia LSI
Votat 149.832 95.813 15.910
Deputeti 1 149.832 95.813 15.910
Deputeti 2 74.916 95.813 15.910
Deputeti 3 74.916 47.906 15.910
Deputeti 4 37.458 47.906 15.910
Deputeti 5 37.458 23.953 15.910
Deputeti 6 24.972 23.953 15.910
Deputeti 7 16.648 23.953 15.910
Deputeti 8 16.648 15.968 15.910
Gjithsej vende 5 3 0
PD PS LSI
Qarku Vlorë 257.258 zgjedhës 39.72% 43.07% 5.95%
PD-aleatë PS-PDS Partia LSI
Votat 102.182 110.800 15.306
Deputeti 1 102.182 110.800 15.306
Deputeti 2 102.182 55.400 15.306
Deputeti 3 51.091 55.400 15.306
Deputeti 4 51.091 27.700 15.306
Deputeti 5 25.545 27.700 15.306
Deputeti 6 25.545 18.466 15.306
Deputeti 7 17.030 18.466 15.306
Deputeti 8 17.030 12.310 15.910
Gjithsej vende 4 4 0
PD PS LSI
Qarku Fier 327918 zgjedhës 37.90% 42.37% 14.45%
PD PS LSI
Votat 124.281 138.939 47.384
Deputeti 1 124.281 138.939 47.384
Deputeti 2 124.281 69.469,5 47.384
Deputeti 3 62.140,5 69.469,5 47.384
Deputeti 4 62.140,5 34.734,75 47.384
Deputeti 5 31.070,25 34.734,75 47.384
Deputeti 6 31.070,25 34.734,75 23.692
Deputeti 7 31.070,25 17.367,375 23.692
Deputeti 8 20.713,5 17.367,375 23.692
Deputeti 9 20.713,5 17.367,375 15.794,7
Deputeti 10 13.309 17.367,375 15.794,7
Deputeti 11 13.309 12.549 15.794,7
Deputeti 12 13.309 12.549 10.529,8
Gjithsej vende 5 4 3
PD PS LSI
Qarku Berat 158971 zgjedhës 28.80% 42.07% 26.89%
PD PS LSI
Votat 45.783,6 66.879 42.747,3
Deputeti 1 45.783,6 66.879 42.747,3
Deputeti 2 45.783,6 33.439,5 42.747,3
Deputeti 3 22.891,8 33.439,5 42.747,3
Deputeti 4 22.891,8 33.439,5 21.373,3
Deputeti 5 22.891,8 22.293 21.373,3
Deputeti 6 15.261,2 22.293 21.373,3
Gjithsej vende 2 3 1
PD PS LSI
Qarku Korçë 246.700 zgjedhës 46.60% 41.95% 8.35%
PD PS LSI
Votat 114.962,2 103.564,66 13.358,95
Deputeti 1 114.962,2 103.564,66 13.358,95
Deputeti 2 57.481,1 103.564,66 13.358,95
Deputeti 3 57.481,1 51.782,33 13.358,95
Deputeti 4 28.740,55 51.782,33 13.358,95
Deputeti 5 28.740,55 25.891,165 13.358,95
Deputeti 6 19.160,37 25.891,165 13.358,95
Deputeti 7 19.160,37 17.260,78 13.358,95
Deputeti 8 12.773,58 17.260,78 13.358,95
Deputeti 9 12.773,58 11.507,19 13.358,95
Gjithsej vende 4 4 1
PD PS LSI
Qarku Gjirokastër 122.248 zgjedhës 33.60% 48.14% 8.29%
PD PS LSI
Votat 41.075,33 58.850,2 10.134,35
Deputeti 1 41.075,33 58.850,2 10.134,35
Deputeti 2 41.075,33 29.425,1 10.134,35
Deputeti 3 20.537,6 29.425,1 10.134,35
Deputeti 4 20.537,6 19.616,7 10.134,35
Gjithsej vende 2 2 0
PD PS LSI
Qarku Elbasan 282528 zgjedhës 42.20% 47.70% 7.82%
PD PS LSI
Votat 106.599,8 134.765,8 22.093,6
Deputeti 1 106.599,8 134.765,8 22.093,6
Deputeti 2 106.599,8 67.382,9 22.093,6
Deputeti 3 53.299,9 67.382,9 22.093,6
Deputeti 4 53.299,9 33.691,45 22.093,6
Deputeti 5 26.649,95 33.691,45 22.093,6
Deputeti 6 26.649,95 22.461 22.093,6
Deputeti 7 17.766,6 22.461 22.093,6
Deputeti 8 17.766,6 14.974 22.093,6
Deputeti 9 17.766,6 14.974 14.729
Deputeti 10 11.844,4 14.974 14.729
Deputeti 11 11.844,4 9.982,6 14.729
Gjithsej vende 4 5 2
PD PS LSI
Qarku Lezhë 135.900 zgjedhës 50.80% 36.60% 10.12%
PD PS LSI
Votat 69.037,2 49.739,4 13.753
Deputeti 1 69.037,2 49.739,4 13.753
Deputeti 2 34.518,6 49.739,4 13.753
Deputeti 3 34.518,6 24.869,7 13.753
Deputeti 4 23.012,4 24.869,7 13.753
Deputeti 5 23.012,4 16.579,8 13.753
Gjithsej vende 3 2 0
PD PS LSI
Qarku i Dibrës 116.432 zgjedhës 49.30% 43.33% 6.12%
PD PS LSI
Votat 57.401 50.450 7.125,6
Deputeti 1 57.401 50.450 7.125,6
Deputeti 2 28.700,5 50.450 7.125,6
Deputeti 3 28.700,5 25.225 7.125,6
Deputeti 4 19.133,7 25.225 7.125,6
Deputeti 5 19.133,7 16.816,7 7.125,6
Gjithsej vende 3 2 0
PD PS LSI
Qarku i Kukësit 66.402 zgjedhës 57.70% 31.38% 9.44%
PD PS LSI
Votat 38.314 20.837 6.268,3
Deputeti 1 38.314 20.837 6.268,3
Deputeti 2 19.157 20.837 6.268,3
Deputeti 3 19.157 13.891,3 6.268,3
Gjithsej vende 2 1 0
Rezultate 2005 për 100 vende
PD 56
PS 42
LSI 1
I pavarur 1
Rezultate për 100 vende, sipas sistemit të ri
PD 47
PS 41
LSI 12