Hyn në fuqi marrëveshja BE- SHBA për të dhënat bankare

Marrëveshja e debatuar për të dhënat bankare mes BE-së dhe SHBA-së hyn sot në fuqi. Marrëveshja parashikon që hetuesve amerikanë të terrorizmit t'u mundësohet që të shikojnë me miliona të dhënash bankare në Evropë, të cilat administrohen prej shërbimit financiar SWIFT, me seli në Belgjikë. Por do të pritet edhe vendimi i Parlamentit Evropian, i cili lidhur me këtë marrëveshje do të votojë më 10 shkurt.
Deputetët kanë paralajmëruar mundësinë e refuzimit të këtij dokumenti me
shpjegimin se shkelet e drejta e të dhënave personale, ndërsa
Parlementit nuk i sigurohet e drejta e bashkëvendosjes. Marrëveshja
SWIFT zgjat nëntë muaj. Ndërsa më vonë pritet të arrihet një marrëveshje
e përhershme, ku Parlamenti Evropian, fale traktatit të Lisbonës do të
ketë më shumë të drejta për të vendosur.
Azhornuar së fundi ( e hënë , 01 shkurt 2010 )
< I mëparshmi