E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet komunale, PDK fiton në Prizren e Lipjan

Partia Demokratike e Kosovës fiton si në Prizren ashtu edhe në Lipjan. Ramadan Muja është fitues në Prizren me 53,2 % të votave ndërsa Shukri Buja në Lipjan me 53,1 %. Kështu bënë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duke u bazuar në rezultatet paraprake të raundit të tretë zgjedhjeve për kryetar komune. 

Në bazë të këtij rezultati, fitorja e Mujës në Prizren është e thellë.
Ramadan Muja me 53,2 % të votave lë pas rivalin e tij nga Lidhja
Demokratike e Kosovës, Hanefi Muharremi me 46,8 %. Situatë e ngjashme
është edhe në komunën e Lipjanit. Kandidati i Partisë Demokratike të
Kosovës, Shukri Buja ka fituar 53,1 % të votave duke lënë pas Imri
Ahmetin nga rradhët e Lidhejs Demokratike të Kosovës me 46,3%.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Nesrin Lushta me rastin e
publikimit të rezultateve paraprake bëri të ditur se fjala është për
numerimin e votave të rregullta, ndërkohë që ato me kusht do të
përpunohen. Përkundër këtij fakti, ky rezultat i thellë siç duket nuk do
të përmbyset nga numerimi i votave me kusht e ku bëjnë pjesë ato të
personave me nevoja të veçanta dhe votat e dërguara përmes postës,
ndërkohë që nuk dihet nëse do të ketë ankesa që do ta kontestojnë
rezultatin.

Fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren dhe Lipjan e
kofirmon edhe koalicioni I Organizatave Joqeveritare “Demokracia në
Veprim”, duke u bazuar në rezultatet paraprake.
Ndryshe, në votimet e përsëritura më 31 janar në Prizren dhe Lipjan për
shkak të parregullisve të shfaqura në raundine  dytë që u zhvilluan më
13 dhjetor të vitit të kaluar, pjesëmarrja ishte e knaqshme. Kështu në
Lipjan kishim një pjesëmarrje prej 57,08 % ndërsa në Prizren 40,62 %.

Agim Popoci                                 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›