“S’ka hapësira për mendimin ndryshe”
Deputeti dhe anëtari i kryesisë, Arben Malaj, tha dje në mbledhjen e asamblesë se propozimet e paraqitura të statutit nuk i japin hapësirë mendimit ndryshe. “Propozimet e 300 delegatëve të kongresit duken se nuk janë diskutuar me seriozitetin që ato meritojnë. Grupi i punës për statutin nuk thirri asnjë koleg që të argumentonte thelbin e propozimeve. Grupi i punës nuk paraqiti në AK argumentet pro dhe kundër për çdo element thelbësor të kësaj pakete të paraqitur në Kongresin e Partisë”, u shpreh Malaj. “Krijimi me statut i mundësisë së rasteve përjashtuese për persona me disa mandate, edhe sipas rasteve konkrete të vendit tonë, këtë përjashtim mund ta kthejë në rregull”, u shpreh Malaj.