E Shtunë, 31 Tetor 2026

S`ka prova identifikuese për autorët

 

TIRANE - Edhe pse policia ende nuk ka arritur të klasifikojë përfundimisht ngjarjen si një pritë ndaj Ardian Tahirit apo si një sherr i momentit, duket se autorët e vrasjes kanë qenë të kujdesshëm dhe të saktë në veprimet e tyre. Me përjashtim të gëzhojave të armës dhe disa provave të tjera në vendin e krimit. Hetuesit nuk kanë arritur të gjejnë të dhëna me vlerë identifikuese për ekzekutorët e emigrantit. Në asnjë nga provat e grumbulluara në vendin e ngjarjes, nuk është arritur të fiksohen gjurmë gishtash, ndërkaq asnjë dëshmitar i krimit nuk ka arritur të fiksojë imazhin apo qoftë edhe tiparet fizike të personave që realizuan krimin e më pas u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›