Skandali me kartat, falsifikim me 230 mijë votues pa pasaportë
Zbardhen dokumentet e Ministrisë së Brendshme, ekzistojnë 2 lista të ndryshme. Vetë Ministria shpalli raportet e trukuara për listat në Parlament dhe në KQZ
Habjon Hasani
Tiranë - Ministria e Brendshme disponon dy lista të ndryshme (çuditërisht të dyja zyrtare) lidhur me numrin e qytetarëve që nuk disponojnë pasaportë. Diferenca e numrit të shtetasve mes dy listave është fiks 230 mijë e 383 banorë, një shifër absolutisht e lartë, çka tregon qartazi se të paktën në njërën prej listave është vënë qëllimisht dorë. Zbulimi i këtij fakti ka qenë një histori shumë e thjeshtë. Mjafton të shkosh në faqen elektronike zyrtare të Ministrisë së Brendshme dhe të klikosh në këndin që kjo ministri i ka rezervuar procesit të pajisjes së qytetarëve me karta identiteti. Porsa shkon në këtë kënd, përpara të shfaqen një sërë dokumentesh dhe praktikash zyrtare që kjo ministri ka shpallur për këtë çështje. Por krahasimi i këtyre të dhënave hedh dritë mbi ekzistencën e dy listave të ndryshme që ndonëse raportojnë të njëjtin numër dhe kategori shtetasish (ata pa pasaportë), rezultatet i kanë të ndryshme, madje me një diferencë sa numri i banorëve të një qyteti të tërë.
Skandali
Në dokumentet e shpallura nga Ministria e Brendshme gjendet dhe një dokument zyrtar, i cili tregon se më datë 20 mars 2009, sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, zoti Florjan Nuri, i ka nisur një raport zyrtar Komisionit të posaçëm Parlamentar për Zgjedhjet (drejtuar deputetit Ilir Rusmali), ku ndër të tjera specifikohet dhe numri i shtetasve shqiptarë që nuk disponojnë një pasaportë. Raporti është i detajuar për çdo komunë, qytet dhe qark, ndërsa numri i përgjithshëm në rang kombëtar i shtetasve pa pasaportë në këtë raport rezulton të jetë fiks 498 mijë e 647 banorë. Por paralelisht me këtë dokument, në faqen elektronike të Ministrisë së Brendshme është shpallur dhe një tjetër raport zyrtar i kësaj ministrie. Më konkretisht, bëhet fjalë për raportin që ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, i ka dërguar më datë 20 maj 2009 (fiks dy muaj nga raporti i parë) kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, zotit Arben Ristani. Në dokumentin e firmosur nga Bujar Nishani përcaktohet se numri i shtetasve shqiptarë pa pasaportë është 729 mijë e 30 banorë. Krahasimi i dy raporteve tregon se numri i shtetasve pa pasaportë ka një diferencë prej 230 mijë e 383 banorësh. Por, si është e mundur që Ministria e Brendshme disponon dy tabela dhe dy lista kaq të ndryshme për të njëjtën gjë? Mos bëhet fjalë për ndonjë gabim njerëzor në njërin prej këtyre dy raporteve?
Manipulimi
Mënyra se si janë strukturuar këto dy raporte eliminon në mënyrë matematikore mundësinë e ndonjë gabimi njerëzor. Të dyja raportet, përpara se të mbërrijnë në numrin e përgjithshëm (pra në rang kombëtar) të zgjedhësve pa pasaportë, fillimisht detajojnë numrin e këtyre shtetasve për secilën komunë, bashki dhe qark. Ky detajim na dha mundësinë të shohim nëse dy raportet ndryshonin nga njëra-tjetra vetëm në konkluzionin mbi numrin e përgjithshëm të shtetasve pa pasaportë (në rastin e një lapsusi), apo nëse raportet ndryshonin mes tyre edhe në detajimet që bënin për komunat, bashkitë dhe qarqet. Fatkeqësisht, krahasimi tregoi se dy raportet kanë të dhëna dhe shifra absolutisht të ndryshme për çdo komunë, bashki dhe qark, çka vulos faktin se Ministria e Brendshme ka përdorur (madje plot guxim dhe në mënyrën më arbitrare të mundshme) dy lista të ndryshme për numrin e shtetasve që nuk kanë një pasaportë.
Dritëhijet
Diferenca kohore mes dy raporteve është vetëm dy muaj nga njëri-tjetri, por të dyja raportet janë hartuar dhe firmosur nga zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme, të paktën tre muaj pasi kjo ministri kishte deklaruar se kishte përfunduar procesin e përllogaritjes dhe skedimit të numrit të shtetasve shqiptarë që nuk kishin një pasaportë. Më datë 30 janar të vitit 2009, ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, deklaroi për mediat se numri i shtetasve pa pasaportë ishte 700 mijë veta. Pra ministri e dinte dhe si rregull ishte informuar nga vartësit dhe ekspertët që ai drejton se numri total ishte 700 mijë. Në këto kushte lind pyetja: si mundi sekretari i Përgjithshëm i ministrit, zoti Florjan Nuri, që dy muaj pasi ministri i tij kishte deklaruar zyrtarisht numrin e 700 mijë shtetasve t’i dërgonte një raport Kuvendit ku ky numër ishte krejt i ndryshëm dhe shumë më i vogël nga ai që kishte deklaruar ministri? Si është e mundur që në të njëjtën ministri, dy zyrtarë të lartë të saj, nënshkruanin mbi dy raporte krejt të ndryshme? Kush i hartoi këto raporte kaq të kundërta dhe kaq të detajuara dhe cili ishte përfitimi nga ekzistenca e dy raporteve?
Shtetasit pa pasaportë dhe loja me kartave të identitetit
Disa muaj më parë Partia Socialiste kërkoi publikisht që shtetasit që nuk kishin një pasaportë të kishin prioritet në procesin me pajisje me karta identiteti. Kërkesa e socialistëve u pranua menjëherë nga maxhoranca dhe vetë kryeministri Berisha e cilësoi këtë kërkesë gjatë një mbledhjeje qeverie si të drejtë dhe logjike. Pak kohë më vonë, në muajin janar 2009, ministri i Brendshëm Bujar Nishani deklaroi publikisht se shtetasit pa pasaportë që kishin prioritet në marrjen e kartës së identitetit ishin gjithsej 700 mijë në të gjithë Shqipërinë. Ministri deklaroi asokohe se ai vetë kishte dhënë direktivat që këta shtetas të trajtoheshin me prioritet. Me kalimin e ditëve dhe javëve Partia Socialiste, por dhe deputetët opozitarë, nëpërmjet Kuvendit, i kërkuan Ministrisë së Brendshme të ofronte të dhëna për pajisjen e kësaj kategorie me karta identiteti. Të dhënat e ofruara periodikisht nga Ministria e Brendshme tregonin se në harkun e tre muajve vetëm 10 për qind e këtyre shtetasve kishin aplikuar për një kartë identiteti, e një numër akoma më i vogël i kishte këto karta në xhep. Nisur nga numri tejet i vogël i njerëzve që aplikonin, opozita kërkoi t’i viheshin në dispozicion listat emërore të këtyre shtetasve pa pasaportë. Kjo kërkesë u refuzua kategorikisht dhe Ministria e Brendshme e shpjegoi këtë refuzim me faktin se nxjerrja e emrave ishte shkelje e të dhënave konfidenciale të këtyre personave. Tanimë që “Albania” publikoi faktin se ekzistojnë në fakt dy lista, dy tabela dhe dy shifra të ndryshme për këta shtetas, refuzimi nga ana e Ministrisë çon në konkluzionin se raporti i trukuar mund të jetë ai që deklaron 700 mijë e 30 shtetas pa pasaportë. Vetëm në rast se ka një raport të “fryrë” Ministria mund të refuzojë të shpallë emrat, për vetë faktin e thjeshtë se nuk ka ku t’i gjejë 230 mijë emra që nuk ekzistojnë.
2 Qershor 2009