S‘kanë bukë, çojnë fëmijët nëpër të afërm
Debatet për rritjen e çmimeve dhe shtrenjtimin e kostos së jetesës nuk janë vetëm një çështje e medias dhe luksi i diskutimeve në forume akademike, por edhe një përditshmëri dramatike. Forumet "kompetente" dhe institucionet qeveritare tentojnë ta shesin si një influencë globale, duke mohuar që gjendja të jetë alarmante. Në Kukës, një numër familjesh tregojnë se nuk mund ta blejnë dot bukën e gojës dhe kjo gjë përbën një realitet, përpara të cilit nuk duhet të mbyllë sytë pushteti vendor dhe institucionet qeveritare. Ministria e Brendshme ka në përbërje të saj drejtorinë e Pushtetit Vendor dhe të Emergjencave, e cila mban në inventar edhe një sasi ushqimesh që duhen përdorur, kur për shkaqe madhore jeta e njerëzve kërcënohet nga uria. Atëherë, meqë ekspertëve u pëlqen aq shumë të flasin për situatën botërore të çmimit të grurit, le ta quajnë këtë një shkak madhor për të shpëtuar nga vdekja, vetëvrasja apo degradimi një numër familjesh që ndodhen në udhëkryq. Nuk mund të thuhet me siguri se sa familje e vuajnë mungesën e bukës, pasi institucionet, të cilave u është besuar një kompetencë e tillë, japin vazhdimisht shifra të ndryshme, por në Kukës një numër i tyre jetojnë në kushte ekstreme. Një kusht i themelor i kartës së të Drejtave të Njeriut, si dhe të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, të nënshkruar nga Shqipëria, është nevoja për ushqim. Por prindërit i janë drejtuar medias, duke thënë se u mungon pikërisht buka.
Ja çfarë thotë për gazetën "Shqip" Shefqet Axhami nga Shtiqni, babai i 8 fëmijëve: "Komuna më ka hequr ndihmën ekonomike të dy muajve të fundit dhe nuk kam bukë për fëmijët. Gruaja është shtruar në spital e sëmurë nga pangrënia bashkë me fëmijën e vogël, shkoni dhe pyesni...", thotë Axhami, i cili tregon më tej se në komunë e kanë pritur me rrahje, "më ka rënë në grusht një zëvendës i kryetarit", thotë ai, duke treguar se i kishin thënë se "nuk ke sjellë dokumentet për ndihmë ekonomike". Në të vërtetë Axhami ka pasur këto ditë një vuajtje të një dënimi penal për kalim të paligjshëm të kufirit në Kosovë, i dënuar me 16 ditë nga Gjykata e Prizrenit në vitin 2006, ndërsa Policia e Kukësit e kishte gjetur atë në shtëpi të fshehur poshtë krevatit. "Nuk e kam frikë burgun, por u fsheha se nuk ka kush të interesohet për fëmijët e mi dhe ja e shihni, pasi dola nga burgu fëmijët i kishte zënë gjumi te të afërmit e mi, sepse nuk kanë pasur bukë në shtëpi", thotë burri 45 vjeç, i cili si zgjidhje të vetme ka gjetur daljen në Kosovë, përsëri klandestin, për të kërkuar punë krahu, "aman ma falni ni lek, ju bëj çdo punë që keni...". Asnjë prej fëmijëve nuk e vijon shkollën, janë tepër të uritur dhe çdo kalimtar e shohin nga xhepat. Për ta shpëtimtari i shenjtë është një burrë i verbër, i cili merr nga shteti një pension prej 200 mijë lekësh dhe u jep atyre nga një thes miell në këmbim të shoqërimit dhe shërbimit që i bën një prej vajzave të Shefqetit. "Edhe na që jemi shëndosh duam të jetojmë", thotë gruaja e Shefqetit, sikur të thoshte: "Lum ai që është sakat, të paktën shteti e ruan..." - dhe shtoi se ishte e zhgënjyer me përgjigjen e komunës për ndihmën ekonomike. "Ja dokumenti. Jemi ne që po vdesim urie, nuk jemi lagje kineze dhe nuk po na gjejnë dot ata të këshillit, le të vijnë të shohin si jetojmë", tha gruaja, duke zbuluar një raft buke, ku nuk kishte bukë dhe shtoi se jeta për ta ishte "një ferr i vërtetë".
Një numër familjesh e lidhin ekzistencën e tyre thjesht me ndihmën ekonomike. Kjo ndihmë jo rrallë përfitohet nga persona që nuk e meritojnë, siç kanë treguar vetë pushtetarët vendorë, ku herë pas here këshillat lokalë merren me hartime listash të reja, duke përjashtuar abuzuesit.
Një banor tjetër nga fshati Përbreg i rrethit të Kukësit, Xh.Matmuja 40 vjeç, tregon se 5 fëmijët e moshës shkollore nuk e vijojnë mësimin me gjithë ndihmën që kish dhënë për ta ekipi i Drejtorisë Arsimore me libra falas. "Ne kemi nevoja të ngutshme për ushqim. Janë shpërndarë fëmijët nëpër farefis për një bark bukë", thotë i përlotur prindi i papunë prej shumë kohësh. Ai tregon se dikur ka pasur një kamion, me të cilin ka bërë aksident duke u dëmtuar vetëm ai personalisht, por që pas shërimit e kishin dënuar me 4 vjet burg për shkelje të rregullave të qarkullimit, duke bërë që familja të fundoset përfundimisht në mjerim. Ai në komunë tashmë shihet si burgaxhi dhe askush nuk i jep punë e as përkrahje. Matmuja u është drejtuar të gjitha institucioneve për ta ndihmuar për një punë. Së fundi, ai u është drejtuar edhe personalisht personave me pushtet, "i jam drejtuar kryetarit të partisë në pushtet, aman bre më jep do lek tu çoj fëmijëve një thes miell...". Matmuja mendon se media mund ta ndihmojë për të zgjuar nga "gjumi" pushtetin dhe urojmë që kjo të ndodhë.