Skaneri zbulon kontrabandën
DURRES - Policia e portit të Durrësit, në bashkëpunim me shërbimet doganore bllokuan dje dy kamionë si dhe një kontejner, të cilët transportonin mallra kontrabandë. Bëhet fjalë për një ngarkesë të konsiderueshme të artikujve të ndryshëm, të cilat u tentuan të futeshin pa u deklaruar në pikën kufitare. Konstatimi është bërë nga doganieret falë skanerit me rreze x, i cili është instaluar në portin e Durrësit që prej 16 muajsh. Janë bllokuar në cilësinë e provës materiale celularë e pajisje elektronike, një sasi prej 3 mijë atletesh, etj. Trajlerat ishin nisur nga Italia një ditë më parë, dhe nuk kishin kryer asnjë procedurë doganore, ndërsa kalonin transit nga porti i Durrësit për në doganën e Tiranës dhe të Elbasanit. Malli i padeklaruar sipas drejtuesve të doganës kap vlerën e 5 milionë lekëve. Janë shoqëruar dy drejtuesit e mjeteve deri në zbardhjen e kontrabandës. o.u