E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skarlet Johanson: “Nuk ndihem seksi”



Aktorja 24-vjeçare, Skarlet Johanson, e cila u martua nё njё ceremoni sekrete vitin e kaluar me aktorin Rian Renolds, shprehet se nuk ndjehet seksi pёr momentin. Sipas Johanson, do të duheshin edhe 10 vjet për t’u ndier e plotësuar dhe e kënaqur me veten.
“Nuk ndihem seksi, jo pёr momentin. Mendoj se ka njё lloj naiviteti te femrat kur ato janë nё tё 20-at. Në këtë moshë femrat kanë një lloj karakteri kureshtar, i cili nuk i lejon të shohin thellë brenda vetes”, - thotë aktorja. “Femrat, nё tё 30-at e tyre, si edhe aktoret nё tё 30-at, kanё njё rol mё tё rёndёsishёm. Ato luajnë rolin e nёnës, gruas dhe femrës dhe kjo i mbush me gëzim. Edhe unё mendoj se nё atё moshё do tё jem më e përkushtuar pas jetës private, sesa pas jetës në skenë. Çdo gjë e bukur e ka një fund”, - ka shtuar bukuroshja.

30 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›