Skela: Dua ta mbyll karrierën te Kotbus
Me përfundimin e sezonit aktual të Bundesligës skadon edhe kontrata e mesfushorit shqiptar, Ervin Skela me klubin e Energi Kotbusit. Gazeta më e shitur në Gjermani, tablodi i famshëm "Bild", shtron një pyetje ngacmuese. "A do të qëndrojë specialisti i gjuajtje të lira me 'lauzicerit' (Kotbusin)?". Fantazisti 32-vjeçar i Kombëtares shqiptare dhe regjisori i Kotbusit e ka përgjigjen për të ardhmen e tij. "Unë dëshiroj ta mbyll karrierën te Energi". Në intervistën e dhënë për "Bild"-in shqiptari flet për klubin dhe pikëpamjet e tij për sezonin e ardhshëm.
Bild: A ekziston ndonjë ofertë për kontratë të re nga Energi?
Skela: Ne i kemi nisur bisedimet e para në tetorin e vitit të kaluar, por tashmë gjatë fazës përgatitore dëshirojmë të trajtojmë detajet e saj. Për momentin nuk ka dëgjuar më të flitet (nga drejtuesit e klubit), por për mua nuk përbën asnjë problem.
A dëshironi ju vetë të qëndroni te Kotbusi?
Unë ndihem shumë mirë në rajon dhe në ekip. Dëshiroj të qëndroj akoma. Kjo do të jetë edhe kontrata ime e fundit, kështu që dua të jetë e plotë në të gjitha drejtimet. Veçanërisht në faktorin kohë. Do të dëshiroja një kontratë dyvjeçare me opsion shtyrje. Do të më pëlqente shumë ta përfundoja karrierën time te Energi.
Edhe në rastin nëse Kotbusi do të përfundonte në Bundesligën 2?
Në parim po. Për këtë unë nuk mendoj asnjë minutë. E di, që në 17 ndeshjet e fundit (faza e dytë), luhen edhe shanset e mia të fundit për të qenë pjesë e Bundesligës. Për këtë unë dua të jap gjithçka për të qëndruar. Liga 1 është diçka speciale për mua. Do të vendosja gjithë fuqitë e mia si një 32-vjeçar, që të shijoja të paktën edhe një vit tjetër.
Gjatë sezonit të fundit ju ishit golashënuesi më i mirë me shtatë gola. Deri tani (në përfundim të fazës së parë), keni shënuar vetëm një gol të vockël. Ndonjë pengesë?
Gjatë serisë së fundit shënova deri në pauzën dimërore edhe dy gola të tjerë. Më pas hapa rubinetin. Ndoshta, unë jam një njeri i fazës së dytë...
A do të jenë të rëndësishëm golat e Skelës për të të mbijetuar?
Skuadra po tregon sërish të njëjtën frymë grupi e bashkimi. Tani shanset e qëndrimit janë më të të mëdha. Edhe të miar. Pastaj, besoj se do të vendosin ndeshje në shtëpi. Kemi dhuruar shumë.
Lacio, Inzaghi-Makinva për Bogdanin
Çdo ditë te merkatos, media italiane e afron Erjon Bogdanin në një klub të ri të Serisë A. Edhe dje, si zakonisht, është përfolur se Lacio është gati t'i japë Kievos dy nga sulmuesit që "ngrohin" zakonisht pankinën për të marrë në shkëmbim sulmuesin e Kombëtares shqiptare. Kjo lëvizje do të shërbente për çliruar disi grupin e mbipopulluar të Lacios, ndërkohë që kryeqytetasit do të përfitonin shërbimet e sulmuesit shqiptar, që mund të ishte mjaft i vlefshëm. Kështu, drejtuesit bardhekaltër kanë ofruar Simone Inzagin, vëllain e të mirënjohurit Filipo Inzagi si edhe Makinuan për të marrë Erjon Bogdanin. Nëse vetëm njëri nga këto lojtarë do të pranonte të huazohej te Kievo dhe jo të dy, atëherë Bogdani nuk do të shkonte te Lacio. Ndërkaq, përveç kësaj piste, është edhe ajo tjetra që e çon Bogdanin tek skuadra e Rexhinës.