E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statujë për shkrimtarin Petro Marko në Dhërmi

 

Autori i "Nata e Ustikës" e "Hasta la vista", do të përjetohet në një vepër monumentale. Galeria Kombëtare e Arteve, shpalli dje  Konkursin Kombëtar, për realizimin në skulpturë të bustit kushtuar shkrimtarit Petro Marko. Një vepër kjo që do të vendoset në fshatin Dhërmi. Mësohet se në këtë konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë artistë dhe arkitektë shqiptarë kudo që jetojnë dhe punojnë. Arkitekti përzgjidhet nga artisti për të bashkëpunuar në realizimin e maketit. Boceti mund të krijohet nga një artist i vetëm apo nga grup artistësh, por në bazë të kritereve të vendosura, ai nuk duhet të jetë pjesëmarrës apo të jetë ekspozuar në veprimtari të tjera të mëparëshme. Vepra do të ketë përmasat 90-100 cm e lartë. Ajo duhet të jetë më së shumti shprehje artistike figurative me destinacion përjetësimin e figurës dhe personalitetin psikologjik të Petro Markos. Afati i fundit i dorëzimit të bocetit në Galerinë Kombëtare të Arteve, është data 9 shkurt 2009. Fituesi do të shpallet më 14 shkurt 2009. Juria e Konkursit do të jetë e përbërë nga 5 anëtarë, personalitete nga fusha e artit dhe kulturës, miratuar nga Ministria e Turizmit5, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Për realizimin e kësaj vepre, MTKRS ka vendosur në dispozicion shumën prej 1.9 milionë lekësh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›