Pranga miliarderit amerikan,akuza për mashtrim
Miliarderi nga teksasi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Allen Stanford është dorëzuar tek autoritetet pas akuzave penale adresuar atij. Stanford i është dorëzuar FBI-së në Virginia të SHBA-së, pas mandatit të lëshuar për arrestimin e tij. Lajmi është bërë i ditur nga avokati i tij Dick DeGuerin. Miliardari, i cili aktualisht është 58 vjeç, akuzohet nga "Securities and Exchange Commission " dhe sipas kësaj kompanie, ai ka mashtruar klientët e tij me një shumë prej 8 miliardë dollarësh. Miliarderi amerikan Allen Stenford, aksionieri kryesor i bankes "Stenford International" me akuzën e mashtrimit financiar është arrestuar tashmë nga autoritetet amerikane dhe për të do të nisë një procss hetimor. "Security and Exchange Commission" ka akuzuar miliarderin nga Texas në shkurt të këtij viti se u ka dhënë klientëve të tij certifikata depozitash të pavlefshme. Mashtrimet janë kryer në filialin e "Stenford International Bank" në ishullin Antigua ne Oqeanin Paqësor, ku ndodhet dhe banka që është në emrin e tij. Stenford do të paraqitet në gjykatën federale të Virxhinias per t'u njohur me akuzën e ngritur ndaj tij.