E Diel, 1 Nëntor 2026

Vodhën një lopë, dënohen me nga 1 vit burg



TIRANE – Gjykata e Tiranës dënoi me burg dje dy persona të akuzuar për vjedhjen e një lope. Pas rreth shtatë muajsh qëndrimi në masën e sigurisë “arrest me burg”, togat e zeza të Gjykatës së Tiranës dhanë dje vendimin përfundimtar për të pandehurit Bedri Ademi dhe Fatjon Sula. Sipas vendimit, i pandehuri Bedri Ademi u dënua me 8 muaj burg, ndërsa i pandehuri tjetër me 1 vit burg, të dy për akuzën e “vjedhjes kryer në bashkëpunim”. Në masën e dënimit përfundimtar të pandehurit përfituan uljen e një të tretës së dënimit, për shkak të zbatimit të gjykimit me kohë të shkurtuar. Të pandehurit u arrestuan në nëntor të vitit 2009, si të dyshuar për vjedhjen e një lope. Shqyrtimi i dosjes në ngarkim të tyre nisi në Gjykatë në 19 prill të këtij viti. a.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›