Skualifikohen 65 emrat e parë nga 105 kandidatët për anëtarë të Gjykatës së Lartë
Kandidatët nuk plotësonin të gjitha kriteret e vendosura
Shaban Sulçe
Lista e gjatë prej 105 kandidatësh për anëtarë të Gjykatës së Lartë është reduktuar. Grupi i punës, i krijuar nga Presidenti i Republikës, mësohet se ka bërë përzgjedhjet e para nga kandidatët e vetofruar për t’u zgjedhur anëtarë të Gjykatës së Lartë. Kriteret e vendosura nga ky grup kanë bërë “sitjen” automatike të më shumë se gjysmës së listës së kandidatëve. Kjo pasi shumica e tyre nuk kanë përmbushur njëkohësisht të gjitha kriteret e vendosura. Përcaktues në këtë përzgjedhje paraprake kanë qenë kriteret e karrierës në sistemin gjyqësor, kualifikimet shkencore si dhe verifikimi i pasurisë. Edhe kriteri i botimit të artikujve shkencorë në fushën juridike ka ndikuar në mos kualifikimin e shumë kandidatëve, pasi jo të gjithë e përmbushnin atë. Gazeta “Albania” publikon sot listën e parë të kandidaturave të skualifikuara. Ndërkohë, nga burimet brenda grupit të Presidencës mësohet se në ditët në vazhdim do të bëhet edhe përzgjedhja përfundimtare e kandidaturave nga presidenti Topi. Ky i fundit pritet që shumë shpejt të dekretojë 5 anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, dekrete të cilat duhet të miratohen nga Kuvendi i Shqipërisë.
Kriteret
Pas një pune 10-ditore, në datën 1 të këtij muaji grupi i ekspertëve ligjorë, që po ofron asistencën juridike mbi standardet në përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, ka shqyrtuar propozimet e ardhura nga grupet parlamentare si dhe propozimet e ekspertëve për kriteret dhe standardet e vlerësimit të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës së Lartë.
Në përfundim të këtij procesi, grupi i ekspertëve i sugjeroi presidentit që në vlerësimin e kandidaturave për anëtarë të Gjykatës së Lartë të marrë në konsideratë edhe kriteret e mëposhtme: Arsimi i lartë juridik, mënyra e kryerjes së tij, kualifikime shkencore. Vjetërsia në punë, duke pasur parasysh që ushtrimi i profesionit të ketë qenë sa më afër Gjyqësorit.
Për periudhën ligjore të vjetërsisë, të shikohen masat disiplinore, fuqia e tyre ligjore, lloji dhe numri i masave të dhëna. Integriteti i lartë moral, reputacion i mirë në komunitetin e juristëve dhe mbështetje shoqërore e institucionale. Gjatë gjithë periudhës së ushtrimit të profesionit, të mos ketë pasur precedentë penalë, të ketë përmbushur detyrimet ligjore, të ketë qenë transparent dhe të ketë justifikuar pasurinë e tij. Tregues të lartë cilësorë dhe intelektualë të punës së kandidatit (vendime gjyqësore, pretenca, parashtresa). Tregues intelektualë të kandidatit jashtë ushtrimit të profesionit (botime, artikuj shkencorë, kryesisht në fushën juridike.) Të mos ketë konflikt interesi apo lidhje nepotike mes përbërjes së gjykatave dhe kandidatëve që do të përzgjidhen për anëtarët e Gjykatës së Lartë. Të inkurajohet karriera gjyqësore.
Verifikimi i pasurisë
Javën e kaluar ka përfunduar afati i dorëzimit të deklaratave të pasurisë së 105 kandidatëve që kanë aplikuar në Presidencë për t’u propozuar për zgjedhjen si anëtarë të Gjykatës së Lartë.
Mësohet se të gjithë kandidatët kanë dorëzuar deklaratat, por problem mbetet verifikimi i tyre. Ndërsa për kandidatët që kanë qenë subjekte të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, verifikimi i deklaratave të tyre mund të rezultojë një proces më i lehtë, e kundërta pritet të ndodh me kandidatët që nuk janë subjekte të ILDKP-së. Për grupin e punës në Presidencë kjo pritet të shkaktojë jo vetëm vonesa, por edhe “dhembje koke”. Askush nuk do të dijë se si do të bëhet verifikimi i deklaratave të pasurisë të kandidatëve që nuk e kanë bërë ndonjëherë deklarimin periodik të pasurisë së tyre në Inspektorat. As presidenti dhe as grupi i punës nuk e kanë kompetencë ligjore verifikimin e pasurisë së kandidatëve, aq më tepër të atyre që nuk janë subjekte që përfshin ligji për deklarimin dhe kontrollin e pasurive.
1. Arben Ristani
2. Andi Çeliku
3. Astrit Kalaja
4. Arben Qeleshi
5. Agron Cami
6. Agron Zhukri
7. Artan Gjylbegaj
8. Ariana Liço
9. Adnand Kosova
10. Anila Kristani
11. Ariana Caco (Gumbardhi)
12. Ahmet Jangulli
13. Anastas Duro
14. Adnand Xhelili
15. Bashkim Çami
16. Bujar Sheshi
17. Besnik Kaçurri
18. Bashkim Dedja
19. Dalip Bushi
20. Dëshira Subashi
21. Evelina Qirjako
22. Gjet Kola
23. Mimoza Arbi
24. Valdete Hoxha
25. Roland Përmeti
26. Pranvera Strakosha
27. Qani Hasa
28. Roland Mici
29. Valbon Çekrezi
30. Vasil Bendo
31. Xhelal Elezi
32. Parashqevi Ademi
33. Nure Dreni
34. Nertina Kosova
35. Majlinda Andrea
36. Besnik Çollaku
37. Luan Daci
38. Luljeta Xhixho
39. Hysni Demiraj
40. Hanëme Bakija
41. Hysen Keta
42. Hajrie Muçmata
43. Hasan Selimi
44. Irena Kedhi
45. Ilir Shurdhi
46. Jak Ndoka
47. Fatos Dervishi
48. Flutura Kona
49. Fatos Qato
50. Fatmir Gjika
51. Fuat Vjerdha
52. Fariz Xhuxhi
53. Fida Osmani
54. Flora Hajredinaj
55. Marina Raboshta
56. Arjan Fullani
57. Admir Thanza
58. Bardhyl Dhama
59. Edmond Islamaj
60. Etleva Temo
61. Elida Take
62. Fiqrete Mullai
63. Metush Saraçi
64. Vangjel Kosta
65. Skënder Demiraj
66. Artur Selmani
Rama: “PS-ja, projektligj në ndihmë të minatorëve”
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i ka bërë dje thirrje kryeministrit Berisha që të takohet me grevistët minatorë dhe të marrë përsipër zgjidhjen e kërkesave të tyre legjitime dhe njerëzore. Rama tha se refuzimi i Berishës për të takuar minatorët përbën një akt të turpshëm të qeverisë.
Kreu i PS-së shprehu mbështetjen ndaj shtresës së minatorëve, ndërkohë që tha se Partia Socialiste do të propozojë në Kuvend një projektligj që do të zbuste varfërinë e kësaj kategorie.
“Minatorët shqiptarë janë sot një nga grupet shoqërore me të diskriminuara prej politikës së vjetër. Ata përballen me kërcënimin e përditshëm të vdekjes dhe me kushte jetese mesjetare në punë e në familje, për shkak të pasigurisë totale nga njëra anë e të skamjes nga ana tjetër. Ne i kemi propozuar Kuvendit një projektligj për të zbutur sadopak kushtet e tyre familjare duke bërë një rritje të arsyeshme të pensionit dhe kërkojmë që Kryeministri e forcat qeveritare ta miratojnë këtë propozim, duke korrigjuar gafën e Komisionit të Ekonomisë ku e hodhën poshtë me shurdhërinë e shumicës”, - tha Rama.
LSI sot depozitimi në Kuvend i Projektligjit për minatorët
Lëvizja Socialiste për Integrim do të depozitojë sot në Kuvend një projektligj të përgatitur posaçërisht për minatorët.
Projektligji parashikon të gjitha të drejtat dhe detyrimet që shteti duhet të ketë parasysh për trajtimin e kësaj shtrese shoqërore në vend. Nënkryetari i LSI-së Dritan Prifti, konfirmoi mbështetjen e LSI-së ndaj kategorisë së minatorëve. “Duke u nisur nga problematikat e shumta që ka kjo shtresë, dhe duke u nisur nga situata më e fundit e këtyre minatorëve që kanë ndërmarrë atë grevë urie deri në vetësakrifikim të jetës së tyre, LSI-ja nuk mund të priste më tej që të shkonte situata deri në sakrifikim të jetës së minatorëve që janë në greve urie, apo që Qeveria të ulej në bisedime dhe të takonte minatorët, por në bashkëpunim të ngushtë me Sindikatën e Minatorëve të Shqipërisë, me firmat e deputetëve të LSI-së do të paraqesim ditën e nesërme këtë pr/ligj në kuvend. Ky pr/ligj detyron qeverinë të ulet me minatorët, dhe të diskutojë për situatën më të fundit të tyre, dhe të punojë për t’i dhënë statusin e minatorit kësaj shtrese shoqërore”, tha Prifti.
8 Korrik 2008