Financat, shpërndarja e kompensimit deri më 15 janar
06/01/2009 Lista e të përndjekurve politikë
Gati ndarja e fondeve për ish-të përndjekurit politikë. Personat që gjenden në listën e miratuar pak ditë më parë nga qeveria për kompensimin e dënimit të vuajtur gjatë regjimit të shkuar do të kenë mundësi që të tërheqin dëmshpërblimin brenda 15 janarit. Ministria e Financave, tashmë i ka të përcaktuara dhe në gjendje fondet e nevojshme për ndarjen e dëmshpërblimit për 1100 personat që janë depozituar nga organet e drejtësisë në listat e përfitimit. Numri dy i dikasterit të Financave, Sherefedin Shehu, ka pohuar se kjo procedurë do të nisë menjëherë dhe do të zgjasë pak ditë, teksa pohon se shuma do të ndahet e limituar sipas afateve kohore të përcaktuara edhe në bazë të ligjit.
Ndarja
Kështu, personat e renditur në listën e miratuar pak ditë më parë nga qeveria do të kenë mundësinë që të kompensohen brenda datës 15 janar. "Shuma e përfshirë dhe e llogaritur në vendimin e datës 29 dhjetor është 1 miliard lekë, po kaq është shuma që ne kishim parashikuar në buxhetin e vitit 2008. Kjo shumë është e transferuar në një llogari të posaçme dhe Ministria e Financave do të hapë tenderin për të zgjedhur një bankë ku do të hapen llogaritë personale të përfituesve", - ka pohuar Shehu. Ndarja e dëmshpërblimit do të jetë e kufizuara sipas kritereve të përcaktuara dhe në ligjin e dëmshpërblimit, çka do të thotë se personat që tashmë janë verifikuar si përfitues të dëmshpërblimit do të marrin paratë sipas kësteve të përcaktuara. "Shuma e këtyre përfituesve do të jetë e limituar. Ligji thotë se do të paguhet me 8 këste, që do të thotë se secili nuk mund të marrë më shume se 1/8 për të ruajtur kriterin e barazisë dhe të drejtësisë. Njëkohësisht nuk mund të marrë më pak se 100 mijë lekë dhe më shume se 1 milion. Pra, ka dhe një limit të sipërm", - ka pohuar Shehu.
Fondi
Për kompensimin e kësaj shtrese janë vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit rreth 2 miliardë lekë. Ndërkohë kjo kategori përveç këtyre fondeve do të përfitojë edhe nga privatizimi. Organet e drejtësisë vijojnë procesin e verifikimeve dhe pritet të shpallen edhe lista të tjera të aplikantëve që do të përfitojnë dëmshpërblimin për dënimin e kryer. Ndërsa nga përfaqësitë e shoqatave pohohet se të drejtën e kompensimit sipas verifikimeve të bëra prej tyre duhet ta përfitojnë më shumë se 18 mijë persona. Është vendosur një dëmshpërblim prej 2000 lekësh për çdo ditë vuajtje në burg, spital psikiatrik, spital burgu, izolim në hetuesi nga data 30.11.1944 - 1.10.1991. Ndërsa për të dënuarit me internim në kamp me tela me gjemba që nga viti 1954 masa e dëmshpërblimit financiar është 1000 lekë në ditë.
Afatet e kompensimit
Fondi për dëmshpërblimin e të burgosurve politikë dhe të pushkatuarave prej regjimit komunist do të nisë menjëherë. Kjo pasi tashmë është përcaktuar dhe lista e parë e përfituesve, për të cilët organet e drejtësisë kanë dhënë miratimin e statusit të tyre pas verifikimeve të bëra. Zëvendësministri i Financave Sherefedin Shehu pohon se shpërndarja e fondit për këtë kategori do të mundësohet brenda datës 15 janar, pasi fondet janë të gatshme.
Ndarja e kufizuar
Ndarja e shumave përkatëse do të jetë e kufizuara sipas kritereve të caktuara. Shehu pohon: “Shuma e këtyre përfituesve ka dhe disa limite. Ligji parashikon që kjo shumë të paguhet sipas 8 kësteve. Pasi asnjë përfitues nuk mund të marrë më shumë se një të tetën e dëmshpërblimit që i takon, por njëkohësisht nuk mund të marrë më pak se 100 mijë lekë dhe më shumë se 1 milion. Pra, ka dhe një limit të sipërm. E gjithë kjo bëhet për të ruajtur kriterin e barazisë.”