Skulptura, artistët e rajonit mblidhen në Korçë
Simpoziumi ndërkombëtar i skulpturës, një aktivitet që organizohet për herë të parë në vendin tonë në qytetin e Korçës, do të hapet të enjten në ambientet e parkut "Rinia" të qytetit. Artistët pjesëmarrës të këtij aktiviteti ndërkombëtar të skulpturës kanë mbërritur në qytetin e Korçës. "Kam marrë pjesë në shumë simpoziume të ngjashme që organizohen në botë, por dëshira ime që erdha në Shqipëri dhe në Korçë, ishte që të njihem me vendin tuaj dhe të krijoj diçka që do t’i mbetet këtij vendi", - tha për ATSH-në, skulptori rumun, Panaite Chifu. "Dua të njoh botën e të bëj diçka si krijues edhe për vendin tuaj nga ana ime, duke pasur parasysh edhe lidhjet historike dhe kulturore midis Shqipërisë dhe Rumanisë", - tha ai.
Pas njohjes paraprake midis skulptorëve dhe për kushtet e punës që ata do të kenë në simpozium, paraditen e të enjtes, do të fillojë gdhendja e masiveve të gurit gri që janë vendosur tashmë në ambientet e parkut "Rinia", ku do të krijojnë këta artistë. Në simpoziumin ndërkombëtar të skulpturës do të marrin pjesë tetë artistë vendas dhe të huaj, të cilët do të krijojnë me tematikë të lirë gjatë ditëve të aktivitetit. Objekte të artit bashkëkohor që do të krijohen parashikohet të vendosen në ambientet publike të qytetit të Korçës. "Qyteti i Korçës, nëpërmjet këtij aktiviteti do të pasurohet me vepra arti dhe me një kosto modeste", - tha drejtorja e Informacionit në Bashkinë e Korçës, Benila Tërova. Sipas saj, artistët pjesëmarrës do të shpërblehen me një shumë prej një mijë euro për punimet e tyre, që do të mbeten pjesë e trashëgimisë kulturore të qytetit, duke synuar që kjo veprimtari të kthehet në një traditë në vitet e ardhshme.
Pjesëmarrës në këtë simpozium do të jenë artistët skulptorë Vladimir Kaçaku nga Korça, Emanuel Koko nga Tirana, Genti Tavanxhiu nga Shkodra dhe me qëndrim në Itali, si dhe artistët e huaj Jo Kley e Uli Schwander (Gjermani), Panaite Chifu (Rumani) e Giorgie Cpaiak (Serbi).