E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhenifer Aniston, dashuri e re me aktorin Bredli Koper



Xhenifer Aniston është sërish e dashuruar? Sipas mediave, aktorja mendohet të ketë një lidhje me kolegun Bredli Koper. Çifti është parë gjatë një mbrëmjeje romantike në Manhatan, një restorant italian të quajtur “Il Cantinori”. Një burim rrëfen për revistën “People”: “Ata patën një takim. Ajo po e merr me qetësi këtë që po ndodh. Sigurisht që është në kërkim të dashurisë, por nuk nxiton dhe kjo është një shenjë e mirë se gjithçka do të shkojë mirë”. Për dy aktorët prej disa kohësh flitej për një flirtim gjatë një feste ku të dy ishin të pranishëm. Në atë festë Aniston deklaroi se nuk kishte të dashur dhe kjo duhet t’i ketë dhënë shkas kolegut të saj të hedhë hapin tjetër. Pas ndarjes nga këngëtari Xhon Majer në fillim të vitit, a do të jetë Bredli Koper partneri i duhur për Xhenifer apo asaj do t’i duhet ende kohë për të takuar të duhurin? Këtë do ta zbulojmë së shpejti...

Kejti Perri joshet nga modelja Agnes Deyn

Këngëtarja e hitit “I Kissed a Girl”, Kejti Perri, ka zbuluar se ajo joshet nga femrat sidomos pas një dite të lodhshme kur del për t’u argëtuar në shoqërinë e miqve. Megjithatë ajo nuk e medon kurresi të ketë një lidhje sentimentale me një femër. 24-vjeçarja thotë se ajo nuk është lesbike, por i pëlqen të “bëjë muhabet” me femra tërheqëse, si supermodelja britanike Agnes Deyn. “Kam folur shumë rreth dëshirës për të puthur vajzat, por a jam lezbike? Jo. Është vetëm një puthje”,- ka thënë Perri. “Do të doja ndoshta të shkoja me Agnes Deyn. Ajo është një vajzë shumë joshëse dhe sensuale. Fytyrë e bukur, kraharor i bukur. E shoh dhe them me vete: “Ajo di si të më magjepsë, joshem vërtet nga Agnes”,- ka shtuar këngëtarja.

23 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›