“Socialistët e vërtetë” vlerësojnë Nanon
05/06/2009 PSV ’91 në komunën e Farkës
PSV ’91 ka organizuar një takim me përkrahësit e komunës së Farkës. Në takim ishin kandidatët për deputetë për Tiranën, kryesuar nga kryetari i partisë Petro Koçi. Banorët e zonës pritën me vëmendje dhe entuziazëm fjalët e miqve dhe theksuan mbështetjen ndaj PSV ’91, si trashëgimtarja e parimeve të Partisë Socialiste të themeluar në vitin 1991. Zoti Koçi shpalosi disa nga pikat më të rëndësishme të programit të PSV ’91, ku midis të tjerave theksoi premtimin për njësimin e statusit konstitucional mes bashkive dhe komunave për të mbyllur hendekun mes fshatit dhe qytetit. Më pas ai theksoi se PSV ’91 është për politikën e re të gjithëpërfshirës e jo atë të përjashtimit, siç ka ndodhur me partitë e mëdha. Ai e ilustroi këtë argument me nevojën e vlerësimit të figurave historike të PS-së, si pjesë e trashëgimisë politike, duke e konsideruar një pasuri e jo një barrë.
Të pranishmit shprehën entuziazëm në mbështetje të vlerësimit të figurës së liderit historik të Partisë Socialiste Fatos Nano. Folësit e tjerë theksuan nevojën e vlerësimit të rolit historik të figurave të rëndësishme të PS-së dhe nevojës që ata të jenë pjesë aktive e zhvillimeve të reja politike në Shqipëri.