Socialistët europianë: Qeveria të gjejë zgjidhje për krizën
Kriza politike në Shqipëri bëhet pjesë e diskutimeve mes të majtëve europianë. Në ditën e parë të Kongresit të Partive Socialiste Europiane kanë marrë fjalën kreu i PS-së, Edi Rama, dhe ai i LSI-së, Ilir Meta. Të pozicionuar në dy kampe të kundërta, ata nuk kanë mundur dot të shmangin incidentet mes tyre. Sipas një njoftimi të shpërndarë nga ana e zyrës së shtypit të selisë rozë, krerët e PSE-së kanë miratuar një dokument, ku i kërkojnë qeverisë shqiptare që të gjejë një zgjidhje për krizën në vend e duke shprehur mbështetjen për shqetësimet e PS-së. Ndërsa kreu i LSI-së, Ilir Meta, është shprehur se qëndrimi i Ramës në këto takime është po ai që është parë në Tiranë, duke mos arsyetuar asnjë prej akuzave të tij.
Deklarata
Stafet e dy kryetarëve konfirmojnë se Rama dhe Meta kanë zhvilluar takime me kryetarë të PSE-së dhe zyrtarë të qeverisë çeke. Veç të tjerash, tryeza e PSE-së ka mbështetur qëndrimin e PS-së për zhvillimet në Shqipëri. "PSE i jep mbështetje të plotë qëndrimit të mbajtur nga Internacionalja Socialiste mbi krizën me të cilën përballet Shqipëria dhe thekson se në Shqipëri demokracia duhet të rivendoset dhe kërkesat e Partisë Socialiste të Shqipërisë në lidhje me të gjitha shkeljet e parregullsitë gjatë zgjedhjeve të 28 qershorit duhet të mbështeten". Kongresi i PSE-së i bën thirrje Kryeministrit të Shqipërisë dhe koalicionit qeverisës të gjejnë një zgjidhje, e cila do t‘i jepte fund krizës politike dhe do të mundësonte kthimin e Partisë Socialiste në Parlament. Kongresi i PSE-së i bën thirrje Kryeministrit të Shqipërisë dhe koalicionit qeverisës të respektojnë liritë dhe të drejtat kushtetuese, duke garantuar transparencë të plotë të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, përmes një hetimi parlamentar që plotëson të gjitha kërkesat legjitime të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Rama ka zhvilluar takime me sekretarin e përgjithshëm të Internacionales Socialiste, me drejtues të ndryshëm të partive të majta në Europë, mes të cilëve me Pier Luixhi Bersani, kryetar i Partisë Demokratike italiane, ish-kryeministrin D‘Alema, me komisioneren në Komisionin Europian Maria Damanaki, me kryetarin e Partisë Socialdemokrate gjermane, Gabriel Sigmar, me Branko Cervenkosvskin, kryetar i LSDM, ish-president i Maqedonisë dhe me kryetarin e Partisë Socialiste bullgare, Sergey Stanishev. Ndërsa kreu i LSI-së, njëherësh edhe ministër i Jashtëm, Ilir Meta, zhvilloi një takim me homologun e tij çek, duke marrë garancinë e tij për mbështetjen e integrimit të vendit në Bashkimin Europian.
Incidenti
Udhëtimi në të njëjtin avion duket se nuk i ka ulur aspak tensionet mes Ramës dhe Metës. Ndërsa kanë vazhduar të marrin pjesë në punimet e Kongresit, ka pasur përplasje mes dy partive. Vetë kreu i LSI-së tha dje se Rama ka braktisur takimin e kryetarëve të PSE-së, në momentin kur kreu u LSI-së ka marrë fjalën, ndërkohë që më parë e kishte dëgjuar me shumë vëmendje fjalimin e kolegut. Ndaj kreu i LSI-së, Meta, shprehu keqardhjen duke u shprehur më tej i hapur për dialog. "Dhamë pikëpamjet tona lidhur me rolin e Shqipërisë sa i takon kontributit në Ballkanin Perëndimor. E dëgjova me shumë vëmendje zotin Rama, pavarësisht se pak a shumë qëndrimet e tij ishin ato që mban zakonisht në Tiranë pa argumentet e nevojshme për bojkotin dhe pa vullnetin e duhur për një qëndrim konstruktiv, në mënyrë që opozita të luajë rolin e saj që i takon. Është për të ardhur keq për gjestin jo demokrat dhe jo demokratik i largimit nga ky takim pune në momentin që unë, sikurse u ftova, fillova të mbaj fjalën time dhe të ekspozoj situatën në Shqipëri", sqaroi Meta. Këtë version të ngjarjes e rrëzuan burime nga kampi kundërshtar. Zëra nga PS-ja thanë se bëhet fjalë për një drekë, ku shumë prej kryetarëve të PSE-së kanë shprehur pikëpamjet e tyre. Edi Rama ka mbajtur fjalimin e rastit dhe më pas është larguar për shkak të axhendës së tij. Burimet thanë se ka kaluar mjaft kohë nga ky moment deri në çastin kur Meta mbajti fjalën. Pavarësisht këtij "incidenti", burimet nga të dyja palët thanë se gjithçka ka kaluar normalisht.
Luiz Ayala (Internacionalja)
"E kemi ndjekur me një shqetësim të madh të gjithë atë që erdhi si pasojë e zgjedhjeve të 28 qershorit dhe ndjemë një deficit të madh të sistemit politik e demokratik në vendin tuaj dhe një mungesë totale të përgjegjësisë për të akomoduar kërkesat e drejta të Partisë Socialiste për transparencë"