E Shtunë, 31 Tetor 2026

Socialistet mandatojne Rucin per negociata, sot takimi PD-PS Qamil Xhani

Mazhoranca dhe opozita do te provojne sot, te gjejne nje marreveshje per situaten politike ne vend. Deputetet Socialiste, mandatuan dje, kryetarin e Grupit Parlamentar Gramoz Ruci, per te nisur negociatat me kreun e grupit te PD-se, Astrit Patozi. Ne mbledhjen e djeshme te deputeteve socialiste, u diskutua mbi modalitet qe do te ndiqen deri ne realizimin e nje marreveshje finale. Burime nga grupi i PS-se, bene te ditur, se diskutimi eshte perqendruar mbi realizimin e kerkesave te PS-se dhe qendrimin qe do te mbahet ne lidhje me ngritjen e komisionit hetimor. Deputete te ndryshem, jane shprehur se nuk duhet te kete leshim nga kerkesat qe kane te bejne me ngritjen e komisionit hetimor me shumice dhe drejtim te opozites. Por pika ku PS-ja do te kembengule serish, eshte ajo qe ka te beje me fletet e votimit dhe hapjen e kutive. Kreu i grupit te PS-se, Ruci, pritet te paraqese qendrimin e selise roze per te drejten qe ka komisioni hetimor per hapjen e te gjitha materialeve zgjedhore. Deputetet e PS-se, nuk kane shprehur rezerva ne lidhje me mandatimin e Rucit, i cili ka pasur dhe mbeshtetjen e kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama. Nderkohe, qe ne mbledhjen e djeshme binte ne sy mungesa e perfaqesuesve te Levizjes per Mendimin Ndryshe. Pervec deputetit Arben Malaj, pjesa tjeter e deputeteve qe nuk mbeshtesin linjen e radikale te Partise Socialiste, nuk ishin te pranishem ne mbledhjen ku u morr vendimi per nisjen e negociatave. Nderkohe qe diskutimet brenda grupit, deputetet e partise socialiste jane keshilluar qe te deklarojne, se nisjen e negociatave e kane kerkuar vete drejtuesit e Partise Socialiste pas miratimit te rezolutes se Parlamentit Evropian. Ndersa uljen ne bisedime te mazhorances e kane cilesuar, jo si nje leshim apo tolerim te kryeministrit Sali Berisha, por nje vendim i marre nga presioni i nderkombetareve pas miratimit te rezolutes ne Parlamentin Evropian. Mungesa e kryetarit te PS-se, Edi Rama, i cili ndodhet ne Greqi ne takimin e Internacionales Socialiste, ka bere qe mbledhja e grupit te mos ndalet ne detaje ne lidhje me negociatat duke theksuar vetem qendrimin, per ti shkuar transparences deri ne fund. Nderkohe qe ekspertet ligjor te PS-se, do te merren me modalitetet teknike qe kane te bejne me ngritjen e komisionit hetimor dhe interpretimin e Kodit Zgjedhor, per te vene ne zbatim rezoluten e Parlamentit Evropian.
Qendrimi i PS per projektligjet
Ne mbledhjen e djeshme te grupit te Partise Socialiste, u diskutua dhe per qendrimin qe do te mbahet per ligjet qe do te miratohen gjate ketij muaji ne Kuvend. Edhe nje here, deputetet kane shprehur rezerva per kalimin e disa ligjeve sic eshte ai i Sherbimit Informativ Shteteror. Ndersa, nje tjeter ceshtje ku pritet te jene te angazhuar me se shumti deputetet e Parise Socialiste, ka te beje me oponencen e rishikimit te buxhetit te vitit 2010. Deputetet e komisionit te ekonomise, do te jene ata qe do te marrin persiper analizen kritike ndaj dokumentit te Ministrise se Financave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›