E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Socialistët të hyjnë sa më parë në Parlament”

Deputeti Kastriot Islami u apelon socialistëve

Deputetët e Lëvizjes për Mendimin Ndryshe brenda PS-së i bëjnë apel kolegëve të tyre të rishohin vendimin për bojkotin e Kuvendit, për të qenë prezent në seancën kuvendore të datës 16 nëntor 2009 me rastin e marrjes se vendimit të KE-së lidhur me aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian. Pas deklaratës së Marko Bellos bërë një ditë më parë, apeli drejtuar grupit parlamentar socialist për të ndërprerë bojkotin ka ardhur dhe nga deputeti Kastriot Islami.
Për Islamin socialistët duhet të jenë në sallën e Kuvendit ditën e hënë, pikërisht për të treguar se kontributin e tyre për integrimin evropian të vendit në një kohë që Këshilli i Ministrave të BE do t’i thotë “OK” Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat. Islami ka ripërsëritur se do të vijojnë të respektojë vendimin kolektiv të mbështetësve të Ramës për të mos shkuar në Kuvend deri në kufijtë Kushtetues, për të thyer më pas bojkotin dhe për të mos lejuar që mandati që e fituan në 28 qershor të bëhet i pavlefshëm.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›