Somnambulizmi i raketave amerikane dhe ruse
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë tё vetmet shtete nё tё gjithë botёn qё posedojnë mijëra armё me pёrbёrje bërthamore. Së bashku, ato përbëjnë 95 për qind e 20.500 tё armëve ekzistuese, asnjë komb tjetër s’ka më shumë se disa qindra. Pavarësisht nga traktati i ri SHBA-Rusi ,për kufizimin e këtyre lёndёve bërthamore,ekzistojnë akoma mundësi tё mjaftueshme për reduktime më tё thella në këto dy arsenale, përfshirë armët bërthamore taktike, të cilat kurrë nuk kanë qenë të mbuluara nga asnjë traktat, dhe të armëve strategjike bërthamore të mbajtura rezervë.
Ky muaj dhjetor ka një rëndësi tё veçantё sepse shënon 20 -vjetorin e rrëzimit tё komunizmit,pra kolapsin e Bashkimin Sovjetik dhe fundin e Luftës së Ftohtë; një finale kryesisht paqësore duke marrë parasysh konkurrencën mjaft të kushtueshme mes këtyre dy blloqeve ushtarake e kolosale. Kërcënimet e sotme janë krejt tё ndryshme: terrorizmi, sulmet kibernetike, pandemitë, përhapja konvencionale e luftërave. Sikurse tha nё senat edhe Leon Paneta: “Ne nuk jemi mё nё një luftё të ftohtë. Kjo është pak a shumё si një krizё lufte, një krizë sfidash që merr
shpejtësi dhe intensitet nga terrorizmi, nga zhvillimi i teknologjisë dhe rritja e numrit të kompetencave në skenën e politikës botërore”. Pavarësisht se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia nuk rezultojnë mё nё role kundërshtare ,hapat drejt sё ardhmes duken akoma tё “përgjumura”.
Ndoshta ky rezultat vjen si pasojё e afrimit tё sezonit tё zgjedhjeve në të dy vendet. Për fat të keq, politika e bën të vështirë pranimin e vendimeve e ideve te reja. Por sinqerisht, nuk kemi mësuar asgjë në këto dy dekada? Në vend që të lëvizin në fazën e ardhshme për reduktimin e arsenaleve bërthamore, të dy vendet janë akoma duke debatuar për argumente bajate tё sё kaluarës. Marrim rastin për mbrojtjen nga raketat. Një gjeneratё më parë, Presidenti Reagan propozoi një plan kërkimor nё shkallё globale,bazuar nё mbrojtjen me raketa balistike. Në samitin e Reykjavik në vitin 1986, Reagan dhe udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbachev erdhën shumё afër rënies dakord për një marrëveshje,e cila do të reduktonte në mënyrë dramatike armët bërthamore. Por kjo marrëveshje u la mënjanë, për shkak se Reagan insistoi në ëndrrën e tij, me tё cilën pikësynonte mbrojtjen globale me raketa e armë bërthamore. Edhe sot e kësaj dite , shumë amerikanë nuk e kanё fshirё nga kujtesa atё moment aq dramatik. Kjo “mburojё” globale nuk arriti tё realizohej asaj kohё edhe pse sot mbrojtja me raketa ende gëzon mbështetje të madhe politike në Kongres. Shumë nga pengesat e ndërlikuar teknike, për ndërtimin e një mburojë të efektshme mbeten ende të pazgjidhura. Nё ditët e sotme, diferencimet mbi mbrojtjen me raketa janë akoma të “freskëta” kjo është edhe arsyeja qё krijon konflikte midis Lindjes e Perëndimit. Por kësaj çështjeje nuk duhet ti dedikohet edhe aq shumё rëndësi sa herën e fundit. NATO dhe Rusia janë duke diskutuar një plan të SHBA-ve ,për të ndërtuar një sistem të kufizuar Evropian balistik për mbrojtjen me raketa bërthamore e njohur si: “Trajtim i Fazave Adaptive” si qëllim mbrojtjen nё rang tё mesëm nga kundërpërgjigjet e raketave tё Iranit. Ky qëllimi do të jetë më modest se ideja e Reganit e vitit1983 . Megjithatë, zyrtarët rusë kanë shprehur shqetësimet e tyre nё lidhje me përmirësimet në Sistemin e ri tё NATO-s deri në fund të kësaj dekade, i cili mund të kërcënojë sigurinë bërthamore të Moskës. Rusia i ka kërkuar NATO-s garancitë ligjore se ky sistem s’do të përdoret për të neutralizuar raketat e saj strategjike. Në përgjigje, NATO ёshtё përpjekur për tё arritur një metodë të shtuar bashkëpunimi, për të qetësuar sadopak Rusinё, qё deri mё tani s’kanё dhёnё rezultat. Rusët janë paralajmëruar se duhet të përpiqen për tё arritur një zgjidhje tё shpejtё , se përndryshe ka mundësi qё tё mos jetё e mundur negocimi nё lidhje me arsenalet bërthamore ekzistuese. Pjesërisht në përgjigje të pasigurisë mbi mbrojtjen bërthamore, Rusia ka ndërmarrë hapat e parë për të hartuar një armё me mbushje të lëngshme tё raketave balistike. Një projekti tё tillë do ti duhen vite, investime të mëdha, dhe prapё ka mundësi tё mos materializohe; por sidoqoftë ky plan është hartuar nё bordet e tyre. Këto negociata ka mundësi tё rezultojnë tё shtirura. Por kjo do të jetë një turp i vërtetë, nëse nё tё vërtetё nis një rrugë pa krye mbi mbrojtjen me raketat bërthamore dhe kjo do tё rezultojё nё pengim te këtyre bisedimeve qё bazohen kryesisht mbi reduktimet nё raketat bërthamore. Rasti mё i keq mund tё jetё krijimi i një sistemi tё ri e tё fortё armёsh. Javën e kaluar, një prej shefave tё industrisë kryesore të mbrojtjes së Rusisë, Yuri Solomonov, i cili drejton edhe Institutin e energjisë e Teknologjisë nё Moskë; institut i cili ka ndërtuar raketën Topol-M dhe Bulava; në një intervistë të botuar nga gazeta Kommersant, paraqiti disa të vërteta të “hidhura” nё lidhje me këtë temё. Ai emërtoj këtë projekt si një "Marrëzi të plotë." Ai tha se:” Për mbrojtjen me raketa bërthamore”, ka pasur bisedime rreth gjysmë shekulli dhe s’ka rezultuar asgjë konkrete dhe as nuk do këtë premisa për ndonjë rezultat nё tё ardhmen . Ai tha se mbrojtja nga raketat balistike do të jetë gjithmonë e lehtë për tu mposhtur, me kundërmasat, të cilat Rusia tashmё i ka tё zhvilluara. Pra, le të shpresojmë se NATO-s dhe Rusia mund të gjejnë një rrugë tё mesme për të rёnё dakord nё lidhje me kufizimin e mbrojtjes me raketa bërthamore por edhe të hapë rrugën për bashkëpunim të mirëfilltë në atë që është me të vërtetë e rëndësishme; siç është edhe reduktimi i arsenaleve ekzistuese bërthamore. Gjithashtu duhet të kontrolloje negociatat për armët e ruajtura ose tё lena pezull. Nëse Rusia vazhdon tё ndërtojë raketa, ajo do të stimulojë një përgjigje nga Shtetet e Bashkuara, ku shërbimet ushtarake janë tashmë nё përgatitjen e planeve të modernizimit për gjeneratën e ardhshme të nёndetesve, raketave dhe aeroplanëve qё pёrmbajnё armë bërthamore. Një tjetër raketë bërthamore ruse do të krijojё kërcënim dhe ky kërcenim do tё jetё edhe arsyeja qё ata do tё përdorin si justifikim pёr shpenzimet e reja masive. Një garё ringjallje armatimesh bërthamore është gjëja e fundit qё bota ka nevojë për të festuar 20 -vjetorin e përfundimit të Luftës së Ftohtë.