Sondazh: PD fiton 48% në zgjedhje
Një sondazh zgjedhor i kryer në dhjetor të 2008-s e nxjerr fituese të zgjedhjeve Partinë Demokratike. Sondazhi në fjalë është kryer nga qendra për studime humanistike "Gani Bobi" dhe sipas tij rezulton se e djathta do të fitonte një mandat të dytë të qeverisjes me 48% të votave, ndërkohë që Partia Socialiste do të merrte vetëm 37% të votave të qytetarëve dhe lsi arrin të marrë vetëm 6.1%. Sipas sondazhit të "Gani Bobi", humbësit e mëdha të këtyre zgjedhjeve do të jenë partitë e vogla, pasi përveç partisë republikane asnjë parti tjetër nuk do të marrë më shumë se 1% të votave të shqiptarëve. Një surprisë politike rezulton nga sondazhi i realizuar nga "Gani Bobi" Partia "G99", e cila edhe pse e re arrin të marrë 2.5% të votave. Ky sondazh është realizuar gjatë muajit dhjetor dhe janë pyetur 747 qytetarë shqiptarë, "Gain Bobi" njihet si shoqata që organizoi "Exit Pollin" e 3 korrikut të vitit 2005, sipas të cilit PD-ja kishte fituar në Tiranë dhe Durrës
...