E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Atentati ndaj gjyqtarit nje akt i shemtuar kriminal

Kryeministri Berisha dënon me ashpërsinë më të madhe aktin e shëmtuar kriminal të atentatit ndaj Anëtarit të Gjykatës së Lartë, Prof.Dr. Ardian Nuni duke e cilësuar atë edhe si një sulm kriminal kundër drejtësisë.

Kryeministri Berisha ka kërkuar nga autoritetet kompetente të ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura për të gjetur dhe vënë përpara ligjit të autorit të këtij akti tejet kriminal.

Mbrëmë pas mesnatës Kryeministri Berisha ka vizituar të plagosurin në Spitalin ushtarak. Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Berisha i cili shoqërohej edhe nga Ministria e Shëndetësisë, zonja Anila Godo, i uroi Gjykatësit Ardian Nuni shërim sa më të shpejtë.

Gjithashtu Kryeministri Berisha bisedoi me personelin mjekësor dhe u interesua nga afër mbi gjendjen e Gjykatësit Ardian Nuni. Mjekët e siguruan Kryeministrin e vendit se zoti Nuni është jashtë rrezikut për jetën dhe po kurohet me të gjithë asistencën e nevojshme.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›