E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sondazhi i AISS: “90 për qind e shqiptarëve pro NATO-s”

Instituti i Studimeve Ndërkombëtare, i mbështetur nga Ambasada Amerikane, prezantoi dje rezultatet e sondazhit të kryer prej tij rreth procesit të integrimit të Shqipërisë në NATO. Anketimi u krye në fund të verës së shkuar, në katër grupe kryesore të shoqërisë, siç ishin media, shoqëria civile, forcat e armatosura dhe administrata publike. Siç rezulton edhe nga analizimi i të dhënave, procesi i anëtarësimit në NATO gëzon një mbështetje të përgjithshme, rreth 90 për qind në këto kategori. Ky sondazh konfirmoi edhe një herë dëshirën e të gjithë shqiptarëve për integrimin e Shqipërisë në NATO, ndërkohë që tashmë është radha e politikës shqiptare për të realizuar reformat e kërkuara për marrjen e ftesës së anëtarsimit të Shqipërisë në NATO, në Samitin e Bukureshtit që do të zhvillohet në muajin prill.

29 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›