E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot, Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të radhës miratoi edhe një numër projektligjesh për ratifikimin e një sërë marrëveshjesh. Kështu u miratua projektligji për ratifikimin e

Sot, Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të radhës miratoi edhe një numër projektligjesh për ratifikimin e një sërë marrëveshjesh.

Kështu u miratua projektligji për ratifikimin e marrëveshjes shtesë të konventës europiane, të 21 marsit 1983, "Për transferimin e personave të dënuar" ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italiasë. Ky projektligj i përmbahet qëllimeve dhe objektivave të parashikuara në programin e Qeverisë dhe përbën një masë të re të mëtejshme në hapat konkretë që shteti shqiptar vazhdon të ndërmarrë në kuadër të zhvillimit të politikave integruese europiane të vendit. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje synohet zgjerimi, intensifikimi dhe thjeshtëzimi i rregullave dhe proçedurave që të dy vendet, Italia dhe Shqipëria, do të zbatojnë në drejtim të bashkëpunimit ndërmjet organeve të ndjekes penale dhe ato gjyqsore për të mundësuar ekzekutimin e vendimeve penale, të dhëna në shtetin dënues, në shtetin ekzekutues.

Nëpërmjet këtij mekanizmi ligjor, autoritetet shtetërore të të dy palëve të ngarkuara me parandalimin, goditjen e veprimtarive kriminale dhe hetimin e gjykimin e tyre, do të kenë në dispozicion mjete të reja dhe efektive për vënien përpara drejtësisë së vendeve respektive të personave që kanë kryer vepra penale, për të cilat ekziston një vendim gjyqsor i formës së prerë. Në këtë mënyrë bëhet e mundur ndjekja dhe ekzekutimi i vendimeve penale të dhëna nga një shtet për shtetasit e shtetit tjetër të cilët kanë arritur t'i shmangen ekzekutimit të dënimit dhe ndodhen në shtetin e tyre të lirë, si dhe parandalohet dhe goditet fenomeni i shmangies nga vuajtja e dënimit të personave të inkriminuar, të cilët vazhdojnë t'i fshihen përballjes me drejtësinë, të zhvillojnë veprimtari kriminale apo të përfitojnë dhe jetojnë duke pastruar produktet e krimit të realizuara prej tyre.

Këto janë masa që do të ndikojnë në rritjen e efektiviteit të punës për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar në të dy vendet, ndërkohë rriten edhe kontaktet e shtetit shqiptar me shtetasit e vet, të cilët për arsye të ndryshme, ndodhen në Itali dhe kryejnë vepra penale. Marrëveshja parashikon gjithashtu marrjen përsipër nga të dy shtetet të detyrimit të transferimit të personave që kanë shtetësinë e shtetit tjetër.

U miratua edhe projektligji "Për ratifikimin e Memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Europian, për statusin e misionit të asistencës policore të Komunitetit Europian në Shqipëri (PAMECA)".

Qëllimi i këtij memorandumi është të sigurojë mbështetje për forcat e policisë shqiptare, në vazhdimësi të aktiviteteve të misioneve të mëparëshme të kësaj natyre MAPE dhe ECPA të Bashkimit Europian, si dhe të ndërmarrë aktivitete që lidhen me bashkëpunimin ndërmjet shërbimeve policore dhe sistemit gjyqsor/prokurorisë, nëpërmjet bashkëpunimit mes Ministrisë së Rendit Publik, Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Në memorandum përcaktohen angazhimet e Misionit PAMECA si dhe angazhimet e Qeverisë Shqiptare.

U miratua gjithashtu edhe Projektligji "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen europiane plotësuese të konventës "Për shënjat dhe sinjalet rrugore" (Gjenevë, 1 maj 1971)".

Marrëveshja Europiane Plotësuese e Konventës "Për shënjat dhe sinjalet rrugore" (Gjenevë, 1 maj 1971), është një akt i rëndësishëm në fushën e transporteve rrugore. Kjo marrëveshje ka si qëllim unifikimin ndërkombëtar të shënjave, sinjaleve dhe simboleve e vijëzimeve të rrugës, me qëllim lehtësimin e trafikut kombëtar e ndërkombëtar të rrugës dhe rritjen e sigurisë së qarkullimit. Anëtarësimi i vendit tonë në këtë konventë do të sjellë lehtësira për transportuesit shqiptarë, në veçanti për ata që kryejnë transporte ndërkombëtare dhe u krijon atyre hapësira për të qarkulluar lirisht në territoret e huaja.

U miratua projektligji "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare "Për lehtësimin e kalimeve kufitare për urdhëtarët dhe bagazhet e transportuara me hekurudhë" (Gjenevë, 10 janar 1952.

Qëllimi kësaj konvente është përcaktimi i proçedurave që kryhet në të gjitha pikat kufitare hekurudhore për transportin hekurudhor të udhëtarëve.

Konventa përmban detyrimin e palëve për funksionimin e stacioneve hekurudhore kufitare, në të cilat do të kryhen kontrollet ndaj udhëtarëve, bagazheve dhe pakove të transportuara nga trenat ndërkombëtarë të udhëtarëve, për krijimin e kushteve të nevojshme të punës, krijimin e lehtësirave, kontrolli policor e doganor etj.

Po në këtë kuadër, Këshilli i Ministrave miratoi edhe projektligjin "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën ndërkombëtare "Për lehtësimin e kalimeve kufitare për mallrat e transportuar me hekurudhë" (Gjenevë, 10 janar 1952).

Qëllimi kësaj Konvente është përshpejtimi i proçedurave që kryhen në të gjitha pikat kufitare hekurudhore, pasi evidentohen vonesa të mëdha të kontrollit të trenave të mallrave. Miratimi i kësaj konvente do të ndihmojë në të ardhmen në unifikimin e proçedurave të kontrolleve kufitare gjatë kalimit të trenave të mallrave për dhe nga vëndi ynë, për në rrjetet e tjera hekurudhore të vendeve fqinjë.
Këshilli i Ministrave miratoi edhe vendime për miratimin në parim të disa marrëveshjeve dy palëshe.

U miratua vendimi "Për miratimin në parim të marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë, për bashkëpunimin në fushën e Shëndetësisë dhe të Mjekësisë".

Kjo marrëveshje në përmbajtjen e saj parashikon bashkëpunimin në fushat:

• Shëndet publik;
• Promovimi shëndetësor dhe parandalimi i sëmundjeve
• Organizimi i Shërimeve të Kujdesit Shëndetësor
• Shkëmbimi i specialistëve;
• Kontakte direkte midis institucioneve dhe organizatave në vendet përkatëse
• Forma të tjera bashkëpunimi në fushën e mjekësisë për të cilat palët do të bien dakort

Efekti financiar që do të shoqërojë impelementimin e kësaj marrëveshjeje do të mbulohet nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë, i cili do të përcaktohet mbas detajimit të marrëveshjes.

U miratua vendimi "Për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë, për bashkëpunim në fushën e shëndetësisë"

Marrëveshja parashikon bashkëpunimin në këto fusha:

• Zhvillim të programeve kërkimore të përbashkëta dhe bashkëpunim midis qëndrave kërkimore dhe shoqatave shkencore në çështjet e interesit të përbashkët
• Pjesëmarrje të specialistëve në konferenca e seminare mjeksore të organizuara në të dy vendet
• Shkëmbim informacioni të ndërsjelltë për probleme të shëndetit publik, shëndetit mjedisor dhe sigurisë së ushqimit
• Bashkëpunim ndërkufitar lidhur me shfaqjen e sëmundjeve infektive dhe kontrollin e gjëndjes epidemiologjike
• Trajnim stafi brenda dhe jashtë vendit
• Bashkëpunim në fushën farmaceutike

Një vend të rëndësishëm në marrëveshje zë marrja përsipër nga Qeveria Greke e mjekimit falas të 300 të sëmurëve shqiptarë, çdo vit, të përzgjedhur nga komisioni ndërspitalor pranë QSU "Nënë Tereza", të cilët vuajnë nga sëmundje shumë të rënda që nuk mund të trajtohen në spitalet shqiptare.

U miratua vendimi për "Miratimin në parim të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Malit të Zi, për bashkëpunim në fushën e luftës kundër krimit të organizuar, terrorizmit, trafikut të paligjshëm, si dhe veprimtarive të tjera ilegale".

Projekti i marrëveshjes së bashkëpunimit ka për qëllim bashkëpunimin ndërmjet policive respektive në luftë kundër krimit të organizuar, terrorizmit, trafiqeve të paligjshme të të gjitha formave dhe të krimit ndërkufitar, si dhe harmonizimin e aksioneve të përbashkëta në luftë kundër tyre si dhe, në kuadër të plotësimit të detyrimeve që kanë të dy vendet për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga instrumenta të ndryshme ndërkombëtare.

Fusha e bashkëpunimit përfshin luftën kundër krimit të organizuar duke përfshirë të gjithë tendencat e tij, terrorizmit, kontrabandës, pastrimit të parave të pista, aktiviteteve të migracionit të paligjshëm, dhënie reciproke e asistencës në drejtim të trainimeve të përbashkëta.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›