E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot Spanja prezanton prioritetet e presidencës së BE-së

Sot prezantohet në Bruksel programi i presidencës spanjolle të Bashkimit Europian. Kur kanë mbetur edhe më pak se tri javë për të përfunduar presidenca suedeze, Komisioni Europian do të diskutojë planin e Spanjës për 6-mujorin e parë të vitit 2010. Ende nuk ka të dhëna për prioritetet e kryesueses së re të Bashkimit Europian, ndonëse kryediplomati spanjoll Moratinos ka deklaruar se gjatë mandatit të vendit të tij, Ballkani do të mbetet në prioritetet e axhendës.
Gjatë presidencës suedeze Ballkani shënoi hapa të rëndësishëm përpara në integrimin e saj në strukturat e BE-së. Ndër pikat më kulmore për rajonin është liberalizimi i vizave mes Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi me vendet e zonës “Shengen”. Ndërsa për Shqipërinë konsiderohet pranimi i ftesës nga Këshilli i Përgjithshëm i BE-së për statusin e vendit kandidat. Kjo kërkesë u paraqit nga kryeministri Berisha vetëm pak javë para zgjedhjeve të 28 qershorit, gjatë presidencës çeke të BE-së. Suedia ndërmori hapa ambiciozë në mbështetjen e vendeve të rajonit në rrugën drejt integrimit. Në morinë e nismave është edhe kontributi që dha për përgatitjen e strategjisë për zgjerimin, propozimi i një sërë masash për kapërcimin e krizës ekonomike, si dhe realizimi i një takimi të nivelit të lartë mes krerëve të BE-së dhe udhëheqësve të Ballkanit për përmirësimin e bashkëpunimit mes palëve.

17 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›