E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vajzat e Odesas

Së bashku me miket e Olgas, Helena dhe Eni, përkatësisht 20 dhe 19 vjeçe, po shkojmë drejt qendrës së Odesas. Në një nga rrugët kryesore të qytetit takojmë dy persona të grupit. "Po kërkojmë një restorant", thonë. "Ejani me ne", përgjigjem unë. Vajzat na tregojnë rrugën që të çon te një restorant tipik ukrainas. Porosis "blinciki", krepa të vegjël të mbushur plot havjar. Një nga burrat punon për një shoqëri energjetike në Misouri, tjetri është mjek në Virxhinia. Të dy janë nga 45 vjeç. Ndërkaq, njëri nga pjesëtarët e grupit thotë për doktorin: "Ai ka nevojë për një ‘pompë‘". Në fund të udhëtimit, mjekun na tregon se gjatë pesë viteve të fundit ka parë shumë femra në faqen e internetit "A Foreign Afair", por e kishte shtyrë për më vonë udhëtimin sepse prej sapo kishte mbyllur një divorc të kushtueshëm.
Mëngjesin pasardhës bëjnë një udhëtim nëpër qytet. Ndërkohë, një person tjetër, i cili quhet Pedro, i bashkohet grupit tonë. Pedro tregon se i ati ishte italian, ndërsa e ëma gjysmë kineze e gjysmë indoneziane. Flet me zë të lartë dhe qesh vend e pavend. Mesa kuptova, diku ka qenë i fejuar me një ukrainase, por u nda sepse gjërat nuk shkonin mirë. Duket e ka dërguar e ëma të marrë pjesë në këtë udhëtim, dhe nuk mund të kthehet në shtëpi pa gjetur një grua. Pedro do ta lërë udhëtimin në qytetin e Khersonit. Pjesa tjetër e grupit do të kthehen në Odesa, ndërsa Pedro jo. Mbrëmjeve vishet me kostum e kravatë dhe hyn në çdo restorant për të piketuar ndonjë vajzë që nga pamja e jashtme i shkon përshtat.
Khersoni është një nga qytetet më të mërzitshëm që unë kam parë ndonjëherë. Është vendi perfekt ku mund të zhdukesh. Vërtet mund të ketë gjetur Pedro një grua në Kherson? Shpresoj. Sa më i varfër të jetë vendi, aq më të sjellshme janë vajzat. Fundja ky është ligji i dashurisë. Para se të fillojë nata e parë mondane, shkoj me Nikun dhe Tomin në një lokal ku pihet verë. Në bar nuk ka këmbë njeriu dhe vajza që punon aty duket e habitur që sheh dikë të hyjë. Tomi ka tre fëmijë dhe një grua që ia ka bërë jetën ferr. Ndërsa Niku ka qenë i martuar tri herë. "Disa" nga gratë e tij ishin psikopate. Si Tomi, ashtu dhe Niku janë përkatësisht nga 50 vjeç. Dje, kur po njiheshim me përkthyesit, Tom na tregoi se kishte takuar një grua që i ngjante ish të dashurës së tij të gjimnazit. I kishte shkruar për vite me radhë. Në fakt ajo është një nga përkthyeset. Ai nuk e dinte, por kur e pa, e njohu menjëherë.
Kur arrijmë në restorantin "Grand Europe Restaurant", dritat janë ende të fikura. Salla e ngrënies është e mbyllur, por nga xhamat duken femrat e ulura nëpër tavolina. Mes tyre ka edhe ukrainase të veshura me rrobat e tyre tradicionale: çizme të gjata me gomë të trashë dhe rroba që shpesh herë perëndimorët i quajnë vulgare. "Dritat janë të fikura për të krijuar atmosferë?", pyes unë. Maksi, drejtuesi i grupit, thotë se është një ndërprerje energjie. Shoh që shumë burra janë veshur shik për këtë rast.
I jap fund bashkëbisedimit me përkthyesit dhe ndërkohë hedh një sy se çfarë po ndodh rreth meje. Disa zotërinj bisedojnë me partneret që i shoqërojnë. Të tjerët janë vënë në rresht duke pritur me padurim hapjen e derës. Xhon Adams, edhe ai i veshur me kostum, thërret: "Jeni gati djema?", a thua se jemi një skuadër basketbolli dhe duhet të bëhemi gati për sulm. "Mos harroni", thotë Adams, "nuk duhet ta zgjasni shumë me ndonjërën nga vajzat. Takoni sa më shumë të mundeni, përndryshe nuk do ta gjeni kurrë atë që kërkoni". Shoh një vajzë që ka veshur një fustan blu, të hyjë në një dhomë. Ka sy shumë të bukur. Për fat shikimet tona kryqëzohen. Jam i pari që do të shkoj tek ajo. E vendosa. "Mos ki frikë, bërtet Xhoni, se nuk të hanë". Gratë janë ulur në tavolina të ndryshme, mbi të cilat është vendosur një shishe shampanjë e ftohtë. Meshkujt vërsulen si fëmijë të babëzitur në një dyqan lodrash.
Eci mes tavolinave, duke luajtur rolin e interesantit. U hedh një vështrim të shpejtë disa vajzave, pastaj vazhdoj rrugën time. Po mendoj për vajzën me fustanin blu. E shoh ku është ulur. Nga pamja vajzat duken të uritura.
Semi, i cili ka lindur në Indi dhe jeton në Florida, është 51 vjeç dhe punon për një kompani farmaceutike. Në korrespondencën e tij me femrat ukrainase, gjithmonë ka deklaruar se është 31. Arsyeja? Siç kam dëgjuar nga thashethemet, motoja e grupit turistik është: "Unë jam 31 vjeç".
Ndërkohë vështroj përreth dhe shoh dy vajza që bisedojnë me njëra-tjetrën. Afrohem dhe u them: "Dalim për darkë?". Ato më hedhin një vështrim të shpejtë dhe ngihen nga vendi gjithë delikatesë. Njëra quhet Olga ndërsa tjetra Julia. Janë përkatësisht njëzetenjë dhe njëzetetre vjeçe. Olga është e divorcuar. Vajzat flasim me admirim për Putinin dhe shqetësohen për kulturën ruse. Julia dhe Olga më çojnë në një klub ku nuk ka shumë njerëz. Porosisin nga një biftek dhe një shishe vodka. "Vetëm të alkoolizuarit pinë vetëm", thotë Julia. Dollitë ngihen njëra pas tjetrës. Pimë për lumturinë, shëndetin, Odesan, Putinin, kulturën ruse dhe Gogolin. "Vajza çfarë mendoni për mbrëmjen mondane?", i pyes. "Ishim në atë lokal për të qarë hallet dhe fatmirësisht të takuam ty. E bukur kjo apo jo?", thotë Olga. Ndërsa bëhem gati për pyetjen tjetër, Olga pëshpërit: "Një njeri nuk duhet të pijë kurrë vetëm". Asnjëherë nuk kam pirë aq shumë vodka në jetën time. Pastaj Julia shton: "Gjëja më e rëndësishme që mund të ndodhë mes një burri dhe një gruaje është seksi". Në këtë pikë nuk di ç‘të them më. Është diçka të cilën nuk e kam dëgjuar shpesh. Mbaj mend që një herë një grua më tha: "Çfarë po pret?". Por më pyeti pasi kishim darkuar disa herë dhe kishim shkëmbyer qindra e-mail. Olga ngre lart këmishën, në mënyrë që të tregojë kërthizën dhe niset drejt pistës së vallëzimit. "Nuk kam veshjen e duhur për të kërcyer", thotë Julia. Unë nuk di të kërcej, por nuk shqetësohem më për këtë gjë, sepse kam pirë një shishe vodka për tre orë. Kërcejmë të tre dorë për dorë në një klub të Odesas, emri i të cilit nuk më kujtohet më.

Kur arrijmë në restorantin "Grand Europe Restaurant", dritat janë ende të fikura. Salla e ngrënies është e mbyllur, por nga xhamat duken femrat e ulura nëpër tavolina. Mes tyre ka edhe ukrainase të veshura me rrobat e tyre tradicionale: çizme të gjata me gomë të trashë dhe rroba që shpesh herë perëndimorët i quajnë vulgare

"Gjëja më e rëndësishme që mund të ndodhë mes një burri dhe një gruaje është seksi", thotë Julia. Në këtë pikë nuk di ç‘të them më

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›