Sot diskutohen dhe votohen amendamentet e PR-së
Amendamentet për kthimin dhe kompensimin e pronave të propozuara nga republikani Arian Madhi, janë debatuar mjaft në Komisionin e Ligjeve. Madhi ka propozuar disa amendamente të cilat nuk kanë gjetur mbështetje nga të gjithë, duke u rrëzuar me votat e shumicës. Konkretisht, debate ka shkaktuar ligji 7501, ku Madhi kërkonte shtyrjen e fatit të zbatimit të tij. Deputetët e opozitës në Komisionin e Ligjeve e kanë kundërshtuar këtë propozim, duke u deklaruar kundër. Sipas opozitës, ka ende familje të cilat janë në konflikt me shtetin, për moszbatimin e ligjit 7501. Po kështu janë hedhur poshtë në komision edhe disa nene të tjera të këtij projektligjit të propozuar nga republikanët. Të gjitha propozimet e Madhit do të diskutohen dhe më pas do të hidhen në votim në seancën e sotme parlamentare, pas mbrojtjes që do t‘u bëjë propozuesi i kësaj nisme, republikani Madhi.