Sot masa e arrestit për vëllezërit e kapur me 109 kg flori
Tiranë
Prokuroria e Tiranës ka dërguar dje në gjykatën me të njëjtën emër dosjen hetimore për dy vëllezërit e kapur me sasinë prej 109 kg flori tek Garda e Republikës. Sipas burimeve, prokuroria i ka kërkuar gjykatës caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për dy vëllezërit Astrit Lamçe, 45 vjeç dhe Genci Lamçe, 38 vjeç. Dy vëllezërit Lamçe ranë në pranga tri ditë më parë në sajë të operacionit të koduar “Ora e florinjtë”. Gjatë kontrollit të ushtruar në punishten e tyre, prokuroria gjeti dhe sekuestroi një sasi floriri prej 109 kilogramë flori si dhe një sasi prej 367 kg bizhuterish. Nga verifikimet e kryera nga prokuroria, në të paktën dy prej faturave të fundit të lëshuara nga dy vëllezërit, ka rezultuar se deklarimet nuk përputheshin me njëra-tjetrën. Sipas burimeve nga prokuroria, sasia e floriri duhet të ketë qenë edhe më e madhe sesa ajo e sekuestruar. Nga ana tjetër, policia ka hedhur dyshime se sasia e arit i është vjedhur Thesarit të Shtetit, kjo për shkak të numrave të serisë të vendosura në shufrat e arit të sekuestruara. Të dy vëllezërit përpara oficerëve të Policisë Gjyqësore nuk e kanë pranuar akuzën e ngritur ndaj tyre, atë të “kontrabandës me mallra”. Sot, Gjykata e Tiranës do të vendosë edhe masat e sigurisë përkatëse ndaj Astrit dhe Genci Lamçe.