E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Jashtë NATO-s na la politika e vjetër



Kreu i PS-së, Edi Rama, përshëndeti vendimin e Senatit Amerikan për nënshkrimin e protokollin të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në NATO, por nuk harroi të shigjetojë politikën e vjetër për këtë vonesë, siç e quajti ai në afrimin në këtë aleancë. Sipas tij, Shqipëria kishte mundësi të anëtarësohej kohë më parë në NATO. Sipas kryesocialistit, shkak për këtë vonesë ka qenë pikërisht politika e vjetër. Në një konferencë për shtyp të posaçme, Rama falënderoi direkt vendimin e Senatit të SHBA-së për nënshkrimin e protokollit të Shqipërisë për në NATO duke u shprehur se “Vendimi i Senatit na tregoi njëkohësisht marrëdhëniet e shkëlqyera të SHBA me Shqipërinë”. “Partneri i madh strategjik i popullit shqiptar me nënshkrimin e protokollit na tregoi njëkohësisht se ne duhet të jemi në lartësinë e kësaj konsiderate. Që t‘i përgjigjemi të gjitha detyrimeve dhe angazhimeve që burojnë pas kësaj”, - shtoi ai. Rama kërkoi që t’i njihen meritat edhe PS-së në këtë arritje të Shqipërisë. “Në këtë proces, jemi krenarë qe PS ka luajtur rolin e saj. Dhe që përmes këtij roli ka shprehur interesin që kemi për familjen euroatlantike dhe për anëtarësimin në NATO e BE”, - tha kreu i PS-së, Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›