Reagimi, Ministria e Drejtësisë fajëson gjykatat për zvarritjet
Zvarritjet në ekzekutimin e vendimeve penale të formës së prerë
Prokuroria e Përgjithshme deklaroi një ditë më parë se gjykatat vononin transferimin e dosjeve nga njëra gjykatë në tjetrën dhe për këtë ishte vënë në dijeni edhe Ministria e Drejtësisë, me qëllim dhënien e një zgjidhjeje ligjore
Një ditë pas reagimit të Prokurorisë së Përgjithshme lidhur me vonesën në ekzekutimin e vendimeve penale që kanë marrë formën e prerë, Ministria e Drejtësisë shprehet se nuk ka asnjë konflikt mes dy institucioneve. Sipas burimeve zyrtare nga institucioni i drejtësisë, janë njohur nga media me deklarimin e Prokurorisë së Përgjithshme dhe se kanë pasur dijeni mbi këto vonesa, të cilat kanë ardhur për faj të gjykatave. “Prokuroria nuk e ka bërë me faj për këtë Ministrinë e Drejtësisë, por gjykatat”, - shprehen burimet zyrtare, madje duke shtuar se një fakt i tillë është bërë i ditur edhe gjatë reagimit të organit të akuzës, ku ka saktësuar në deklaratën e saj se “faji për mosekzekutimin e këtyre vendimeve ka ardhur si pasojë e vonesave të gjykatave, e kryesisht atyre të rretheve. Këto zvarritje në shumicën dërmuese të rasteve kanë ardhur për faktin se dosjet gjyqësore, pasi vendimi merr formë të prerë nga Gjykata e Lartë dhe Gjykatat e Apelit, dërgohen me shumë vonesë në gjykatat e rretheve gjyqësore dhe për pasojë edhe në institucionin e prokurorisë prej këtyre të fundit”. Për shkak të këtyre problemeve të krijuara, - shtojnë burimet zyrtare në institucionin e drejtësisë, - Prokuroria i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë që t’i japë një zgjidhje ligjore këtij problemi. Nga burimet zyrtare në organin qendror të akuzës mësohet se problemet e evidentuara nga burgjet gjatë takimit me Avokatin e Popullit kanë qenë evidentuar dy vjet më parë nga Ministria e Drejtësisë, e cila zyrtarisht ka kërkuar që t’iu jepet zgjidhje këtyre problemeve, në mënyrë të tillë që të parandalohen zvarritjet në procesin e ekzekutimit të vendimeve penale.
Ministria e Drejtësisë
Ankesat e gjyqtarëve i dërgohen Dhomës Kombëtare të Avokatisë
Një tjetër problem i shfaqur kohët e fundit në gjykata ka qenë fenomeni i shtyrjes së gjyqeve, si dhe ankesat e shumta dërguar me letër përcjellëse në Ministrinë e Drejtësisë. Lidhur me këtë shqetësim në gjyqësor, burimet zyrtare nga Ministria e Drejtësisë shprehen se shkresat përcjellëse të gjyqtarëve me ankesat e tyre i kanë dërguar në Dhomën Kombëtare të Avokatisë. Ndërkohë që Ministria e Drejtësisë është duke punuar për disa ndryshime thelbësore në ligjin për Avokatinë, i cili mendohet t’iu japë fund degradimeve në proceset gjyqësore për shkak të avokatëve.