Thaçi: Operacioni “Alberta”, shembull bashkëpunimi me Shqipërinë
Kosovë
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe Kryeministri Hashim Thaçi në takime të veçanta kanë pritur sot ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili që nga dje ndodhet për vizitë në vendin tonë. Kryeparlamentari Krasniqi ka falënderuar për angazhimet e shtetit shqiptar në gjithë procesin politik, nëpër të cilin ka kaluar Kosova dhe në mënyrë të veçantë, për fjalën përmbajtjesore të Presidentit shqiptar, Bamir Topi, në Asamblenë e OKB-së, për Kosovën, për të ardhmen e saj dhe për thirrjen që u bëri anëtarëve të Asamblesë Kombëtare, për njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. Kreu i legjislativit të vendit është shprehur i bindur se të dy vendet tona do të dinë të shfrytëzojnë kohën dhe proceset për integrimet kombëtare dhe për integrime të përbashkëta rajonale dhe në Bashkimin Evropian. Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Bujar Nishani, e ka njoftuar kreun e Kuvendit të Kosovës për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë dhe të asaj të Kosovës, duke theksuar rëndësinë që i japin ato zbatimit të ligjit. Në këtë vështrim ai e ka vlerësuar shumë të rëndësishëm produktin e punës së Kuvendit - miratimin e legjislacionit, që është kusht i domosdoshëm për funksionimin organeve të zbatimit të ligjit. Ndërkaq Kryeministri Thaçi ka përgëzuar ministrin shqiptar, Nishani, për punën e shkëlqyeshme të ministrisë që ai drejton dhe ka vlerësuar lart bashkëpunimin që është treguar në orientimet dhe prioritetet e përbashkëta shtetërore të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, në luftën kundër çdo lloj trafiku ilegal dhe krimit të organizuar. “Ky bashkëpunim është dëshmuar së fundi edhe me përfundimin e suksesshëm të operacionit të koduar “Alberta” kundër trafiqeve ilegale të armëve”, - deklaroi Kryeministri Thaçi. Ministri Nishani është shprehur se bashkëpunimi i mirë i dy ministrive të brendshme është një nga armët dhe instrumentet kryesore, i cili ne na ka çuar te suksesi i përbashkët. Ai ka theksuar se marrëveshja e nënshkruar midis ministrive të brendshme të dy vendeve tona është edhe një element shtesë që do ta konsolidojë edhe më shumë bashkëpunimin. Në takim është diskutuar edhe për bashkëpunimin për kontrollin dhe menaxhimin e kufijve. Është vlerësuar se Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për kufij të hapur, por të sigurt, në mënyrë që të realizohet misioni i qeverive ndaj qytetarëve të dy vendeve, për garantimin e lëvizjes së lirë.