Sekuestrohen 47 makina luksoze
Operacioni
Nga hetimet paraprake referuar prokurorisë së rretheve gjyqësore, janë gati materialet hetimore për të proceduar penalisht 52 persona, që dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale të “trafikimit të mjeteve motorike, parashikuar nga neni 141/a i Kodit Penal”
Policia e Shtetit ka sekuestruar 47 makina të vjedhura, pas përfundimit të operacionit “Shtatori 2008”. Ka qenë një kontroll i gjerë i kësaj strukture shtetërore në të gjithë territorin e vendit ku janë kontrolluar 1000 makina.
Qëllimi i këtij operacioni ka qenë parandalimi i trafikimit të mjeteve motorike, goditja e autorëve të trafikimit të mjeteve motorike, si dhe sekuestrimi i mjeteve motorike të trafikuara. Për të ndihmuar në verifikimin e këtyre automjeteve është bashkëpunuar dhe koordinuar puna me Interpol-Tiranën dhe me homologët policorë të vendeve të ndryshme të Evropës Perëndimore. Makinat e sekuestruara janë përgjithësisht makina luksoze, të cilat pas kontrolleve të kryera, kanë rezultuar se nuk e dispononin dokumentacionin dhe se rezultonin të vjedhura nga vendet e Bashkimit Evropian. Nga hetimet paraprake referuar prokurorisë së rretheve gjyqësore, janë gati materialet hetimore për të proceduar penalisht 52 shtetas, që dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale të “trafikimit të mjeteve motorike, parashikuar nga neni 141/a i Kodit Penal”. Policia e Shtetit njofton se në vazhdimësi do intensifikojë masat për parandalimin e trafikimit të mjeteve motorike, duke bashkëvepruar dhe koordinuar veprimet me institucione të tjera shtetërore. Pas urdhrit të dhënë nga drejtori i Policisë së Shtetit ka filluar menjëherë zbatimi i operacionit të koduar “Shtator 2008”. Ky operacion ka filluar më datë 23.09.2008 dhe ka synuar në përfshirjen e strukturave të Policisë së Shtetit në parandalimin e trafikimit të mjeteve motorike, goditjen e autorëve të trafikimit të mjeteve motorike, si dhe sekuestrimin e mjeteve motorike të trafikuara. Në këtë operacion u koordinuan veprimet midis strukturave vartëse të departamenteve për hetimin e krimit, për kufirin dhe migracionin dhe departamentit për sigurinë. Nga 1.000 automjete të kontrolluara gjatë këtyre ditëve u arritën që të sekuestroheshin 47 makina. Pas kontrolleve të kryera nga ana e policisë në të gjithë territorin e vendit rezultoi se këto mjete, kryesisht makina luksoze ishin të trafikuara. Sipas njoftimit të policisë, 18 nga automjetet e sekuestruara janë të tipit “Benz Mercedes”, 11 BMW, 5 “Audi”, si dhe tipa të tjera automjetesh. Verifikimi i këtyre automjeteve u bë duke koordinuar punën me Interpol-Tiranën dhe me homologët policorë të vendeve të ndryshme të Evropës Perëndimore.