E Diel, 1 Nëntor 2026

Efektivi i FNSH, ekzekuton një 45-vjeçar, goditi makinën e lojrave të fatit



Një sherr banal mes një punonjësi policie dhe një qytetari i ka sjellë vdekjen këtij të fundit. Muharrem Lika 45 vjeç është qëlluar me tre plumba nga një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë rreth orës 21.00 në afërsi të stacionit të trenit në Tiranë dhe ka humbur jetën 1 orë pasi kishte shkuar në spital i plagosur rëndë. Burime nga policia thanë se kishin shoqëruar Kastriot Stojanin, 35 vjeç, si të dyshuarin kryesor për vrasjen e Likës. Ky i fundit mendohet të ketë qenë duke luajtur në lokalin e quajtur kazino “Admiral”, ku Stojani duket se punonte si punonjës sigurie.

Burime nga policia thanë se fillimisht ishin shoqëruar edhe dy punonjës të tjerë të policisë po ashtu të dyshuar si të përfshirë në ngjarje, po sipas tyre Stojani, pak kohë pas shoqërimit ka pranuar autorësinë e krimit. Ndërkohë sipas policisë sherri kishte filluar kur viktima kishte qëlluar mbi makineritë e lojrave të fatit dhe ka vazhduar ndërsa punonjësi i policisë e ka shoqëruar atë jashtë. Menjëherë pas kësaj punonjësi i policisë ka reaguar duke e qëlluar tre herë 45-vjeçarin, që ka mbetur i plagosur rëndë. Ai vdiq një orë pas mbërritjes në spital.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›