E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beteja e shifrave, kush favorizohet për fitoren

Analiza

Bazuar në të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në procesin elektoral të 18 shkurtit 2007, koalicioni i udhëhequr nga Partia Socialiste dhe në përbërje të të cilit ishin LSI, PAD, PDS dhe PSD mori në total, në mazhoritar 98206 vota. Sakaq, koalicioni i drejtuar nga Partia Demokratike dhe në përbërje të të cilit ishin PR, PDR, PDK, PAA, PBDL, PLL, PBK dhe LZHK grumbulloi vetëm 76184 vota. Territori që mbulon Bashkia e Tiranës përkon me 11 Zona të Administrimit Zonal (ZAZ). Në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009, territori që mbulon Bashkia e Tiranës, përfshi këto 11 ZAZ, ka një rezultat konkret votash. Në ZAZ 45, koalicioni i PS (përfshi PSD, PBDNJ, G99 dhe PDS) mori 9300 vota; koalicioni i PD (përfshi 15 parti të tjera) mori 7803 vota; koalicioni i LSI mori 1828 vota. Në ZAZ 46, koalicioni i PS mori 15394 vota; koalicioni i PD mori 13625 vota; koalicioni i LSI 1828 vota. Në ZAZ 47, koalicioni i PS 8713 vota; koalicioni i PD 6923 vota dhe koalicioni i LSI 896 vota. Në ZAZ 48, koalicioni i PS 11150 vota; koalicioni i PD 10368 vota; koalicioni i LSI 1077 vota. Në ZAZ 49, koalicioni i PS 18885 vota; koalicioni i PD 11911 vota; koalicioni i LSI 2395 vota. Në ZAZ 50, koalicioni i PS 10878 vota; koalicioni i PD 9090 vota; koalicioni i LSI 2561 vota. Në ZAZ 51, koalicioni i PS 13187 vota; koalicioni i PD 11507 vota; koalicioni i LSI 1409 vota. Në ZAZ 52, koalicioni i PS 6992 vota; koalicioni i PD 8222 vota; koalicioni i LSI 714 vota. Në ZAZ 53, koalicioni i PS 11301 vota; koalicioni i PD 10873 vota; koalicioni i LSI 1098 vota. Në ZAZ 54, koalicioni i PS 5610 vota; koalicioni i PD 5179 vota; koalicioni i LSI 600 vota. Në ZAZ 55, koalicioni i PS 10133 vota; koalicioni i PD 11142 vota, koalicioni i LSI 1044 vota. Në total rezulton se në 11 ZAZ-të e Tiranës do të dilte ky rezultat: koalicioni i PS 121543 vota; koalicioni i PD 106643 vota; koalicioni i LSI 14653 vota. Nëse marrim për të mirëqenë koalicionin PD+LSI do të kishim 121296 vota dhe nga krahu i PS 121543 vota.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›