Sot, raundi i dytë i negociatave
Patozi-Ruçi
Dy krerët e grupeve parlamentare respektive, PD-PS, do të zhvillojnë sot raundin e dytë të negociatave. Partia Socialiste dhe Partia Demokratike duket se kanë vendosur piketat e para për t’u dhënë fund mosmarrëveshjeve me njëri-tjetrin, edhe pse çështja është bllokuar te fletët e votimit. Burime pranë dy kampeve, demokratëve dhe socialistëve, pohojnë se raundi i dytë do të zhvillohet sot. Zyrtarisht nuk ka një njoftim mbi zhvillimin e këtyre negociatave, pasi gjatë takimit ditën e martë në Kryesinë e Kuvendit, u la një takim i dytë gjatë fundjavës mes kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçit, dhe kreut të grupit të PD-së, Astrit Patozit.
#