E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot samiti për sigurinë bërthamore në Uashington


Kryeminstri turk Rexhep Tajip Erdogan mbërriti të dielën në bazën Air Force të shtetit amerikan të Maryland, për të marrë pjesë në samitin e sigurisë bërthamore që do të mbahet në Uashington të hënën dhe të martën. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se presidenti amerikan Obama do të takohet me kryeministrin turk gjatë mbajtjes së samitit. Një komision i kongresit të SHBA-së votoi gjatë muajit të kaluar për masakrën ndaj armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore duke e cilsuar atë si genocid. Presidenti amerikan Barack Obama do të mirëpresë zyrtarë të lartë nga 47 vende të botës në samitin që ka si qëllim parandalimin e përhapjes bërthamore. Zyrtarët e SHBA-së thanë se qëllimi kryesor i takimit është gjetja e mënyrës për të parandaluar përhapjen e e materialeve bërthamore.
Në axhendë është planifikuar të bashkohen së bashku një grup vendesh të ndryshme me programe bërthamore me qëllim mbledhjen e materialeve të rrezikshme atomike në mbarë botën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›