Sot vendimi për Metën

Parlamenti i Shqipërisë do të mblidhet nesër, për të diskutuar dhe vendosur mbi mandatin e deputetit Ilir Meta.
Vendimi u mor nga Konferenca e Kryetarëve, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga shumica dhe opozita. Konferenca vendosi që nesër, në orën 10:00, të zhvillohet seanca plenare, ku do të diskutohet mbi procedimin për heqjen e imuniteteve, sipas kërkesave të Prokurorisë së Përgjithshme.
Konferenca e Kryetarëve vendosi gjithashtu që, në seancën e të mërkurës të shqyrtohen propozimet më të fundit të shumicës për ndryshimet në Rregullore lidhur me modifikimin e dispozitës për ndryshimin e rendit të ditës si dhe ndryshimin e dispozitës për imunitetet.
Pjesë e këtij shqyrtimi duhet të jetë dhe propozimi i fundit i shumicës, i paraqitur me Projekt-vendimin për kufizimin e imunitetit parlamentar.
Përfaqësuesit e opozitës në Konferencë, Gramoz Ruçi dhe Namik Dokle, nuk dhanë konsensusin e tyre as për mbledhjen e Kuvendit ditën e mërkurë dhe as për rendin e ditës së kësaj seance, bëri të ditur zyra e shtypit e Kuvendit.