Grossman pasardhës Holbrookut

Nga Express më 15 shkurt 2011 në ora 13:30
Diplomati amerikan në pension, Mark Grossman, është zgjedhur përfaqësuesi i SHBA-së në Pakistan dhe Afganistan, pasi mbajtësi i mëparshëm i këtij posti, Richard Holbrooke ndërroi jetë dhjetorin e kaluar.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, pritet që formalisht të shpallë emërimin e tij më vonë gjatë javës.
Grossman ka punuar pothuajse tri dekada për Departamentin Amerikan të shtetit.
Grossman ka shërbyer si ambasador i SHBA-së në Turqi dhe si asistent i sekretarit të shtetit për Evropën.
Ai ndihmoi në ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të SHBA-së në Luftën e Kosovës dhe pas 11 Shtatorit ndihmoi në thithjen e mbështetjes ndërkombëtare për “luftën kundër terrorit”.