E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhaferri e Vokshi: Për Kënetën, ujësjellës brenda javës



Ndërtimi i një ujësjellësi brenda javës me vlerë 1.5 miliardë lekë për 2762 familje të zonës së Kënetës. Kandidatët për deputetë të PD-së në zonën e Kënetës në Durrës, Ferdinand Xhaferri, Albana Vokshi dhe Eduart Halimi në kuadër të takimeve elektorale, u ndalën dje në zonën e Kënetës ku deklaruan para banorëve se gjatë këtyre katër viteve të qeverisjes së PD-së, Shqipëria njohu ndryshime rrënjësore. Realizimi i reformave ekonomike ishte pikësynimi i qeverisë së re të mandatuar në 2005-n dhe në sajë të tyre pagat dhe pensionet u dyfishuan, e njëherazi duke premtuar se qeveria “Berisha” do të vazhdojë rritjen e pagave dhe pensioneve edhe gjatë mandatit të dytë. Takimi u hap nga z. Xhaferri, deputeti aktual i zonës si dhe kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 qershorit. Z. Xhaferri ritheksoi angazhimin e qeverisë dhe të Kryeministrit z. Sali Berisha, i cili premtoi ndërtimin e një ujësjellësi brenda javës me një shumë prej 1.5 miliardë lekësh që banorët e zonës të kenë ujë në çdo shtëpi, duke çuar ujin nga skolina 6 deri në fund, për 2762 familje. Deputeti Xhaferri u shpreh se para 4 vjetësh Kryeministri Berisha u premtoi shqiptarëve ndryshimin dhe me përkushtim, me punë, me djersë dhe me sakrifica, Shqipëria ndryshoi në këto katër vite dhe anëtarësimi në NATO është një ndryshim i madh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›