E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu: Rivlerësimi i figurave historike kulmoi me Mbretin Zog I

24-12-2012 / Gazeta 55

88-vjetori i “Triumfit të Legalitetit”, përurohet sot në Tiranë monumenti i mbretit të shqiptarëve

PLL zgjedh strukturat e reja drejtuese në Malësi të Madhe dhe në Lezhë

Kryetari i Partisë “Lëvizja e Legaliteti”, Ekrem Spahiu dhe Sekretari Organizativ i kësaj partie Agim Kraja morën pjesë në konferencat zgjedhore të Degëve të PLL në Malësi të Madhe dhe në Lezhë.
Në konferencën e Malësisë së Madhe, Spahiu e vuri theksin tek festimet e 100 vjetorit të Pavarësisë dhe rivlerësimin e personaliteteve që kontribuuan për çlirim e bashkim kombëtar, për themelimin dhe ngritjen e shtetit shqiptar, personalitete këto që diktatura komuniste asnjëherë nuk ia ka njohur meritat, por përkundrazi i ka anatemuar dhe baltosur.
Më tej, Spahiu tha se “procesi i rivlerësimit të figurave historike kulmoi me Mbretin Zog I, për të cilin pati vlerësime maksimale. U hodh dritë e qartë për rolin e Tij të spikatur në momentet kyçe të këtij 100 vjetori dhe meritën e tij të patjetërsueshme në themelimin dhe zhvillimin e shtetit modern shqiptar. Eshtrat e Mbretit Zog I u kthyen në atdhe dhe u rivarrosën me një ceremoni shtetërore dinjitoze dhe madhështore. Pjesëmarrja e madhe e qytetarëve shqiptarë në këtë ceremoni është tregues i qartë i aspirimin ndaj vlerave që Monarkia krijoi dhe la trashëgim”, tha ai.
Në vazhdim të vlerësimeve të figurës madhore të Mbretit Zog I, sot në Bulevardin që mban emrin e Tij do të zhvillohet ceremonia e përurimit të monumentit të Mbreti Zog I që përkon edhe me 88 vjetorin e “Triumfit të Legalitetit”.   
Duke folur për zgjedhjet e 23 qershorit 2013, Spahiu tha se PLL është në fazën e konsolidimit të strukturave të saj në të gjitha degët e vendit dhe se së shpejti do të kalohet në fazën e përzgjedhjes së kandidaturave.
Spahiu theksoi se në fushatën për zgjedhjet e ardhme elektorale PLL do të fokusohet në programin e vet politik, ekonomik dhe social e që në vija të përgjithshme vazhdon të mbetet i pandryshuar qysh nga krijimi i kësaj force politike e që mishëron filozofinë zogiste për bashkim dhe dinjitet kombëtar, zhvillim ekonomik dhe shoqëror, rend dhe siguri, mbrojtje të vlerave të familjes dhe moralit kombëtar, etj.
Kryetar i Degës PLL në Malësi të Madhe u zgjodh biznesmeni Haxhi Bercaj, ndërsa në Lezhë Vasil Muça.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›