E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetemaj, gol si në PlayStation (video)

Përparim Hetemaj ka realizuar super gol në ndeshjen miqësore ndërmjet Iralndës Veriore dhe Finlandës që ka përfunduar me rezutat të barabarët 3:3. Mesfushori kosovar me pasaportë finlandeze në minutën e 78’të me një goditje të fuqishme nga gjuajtja e lirë kaloi përkohësisht Finlandën në avantazh 2:3.

Anëtari i klubit italian Chievo është shumë i lumtur me golin derisa një të till as që e kishte menduar. “Një gol të tillë e kisha menduar se mund ta shënoj vetëm në PlayStation”, ka deklaruar mesfushori me prejardhje nga Skenderaj për mediat finalndeze.

Ish mesfushori i Helsinkit, AEK’ut, Twentes e Brescias në vitin 2009 ka debutuar për Kombëtaren filandeze. Deri më tani 25 vjeçari ka luajtur 14 ndeshje për këtë përfaqësueses derisa ka realizuar dy gola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›