Subashi,zgjidhet nënkryetarja e KQZ-së

Është zgjedhur sot nënkryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Dëshira Subashi është përzgjedhur nga anëtarët e tjerë të komisionit, që të jetë nënkryetare e KQZ-së. Subashi ka marrë pesë vota pro emërimit në këtë post. Ajo përfaqëson Partinë Socialiste në këtë komision. Në fjalët e saj nënkryetarja Subashi u shpreh se KQZ-ja do të punojë duke zbatuar kodin zgjedhor për zgjedhje me standarte. Sipas Subashit anëtarët e KQZ-së do të punojnë me konsensus për të arritur rezultate. Ndërsa kryetari i Komisionit Qëndror Zgjedhor Arben Ristani konsensusi i treguar nga partitë politike do të ndihmojë KQZ-në në punën e saj.