Speciale/ Ja çfarë censurohet sot në Kinë
Nga pasojat mjedisore të rritjes ekonomike tek diabeti i presidentit Hu, një listë e gjërave që censurohen nga regjimi komunist i Pekinit
Kina nuk komunikon shumë informacion në lidhje me atë që po ndodh në vend: për të cituar një nga rastet më të ndjeshme nga perspektiva e të drejtave të njeriut, nuk publikon shifrat për ekzekutimet dhe njerëzit e dënuar me vdekje, por shumë raporte të tjera, të tilla si gjendja e mjedisit apo situata ekonomike, janë të mbajtura të fshehura qëllimisht nga autoritetet. Studiuesi Trefor Moss në revistë amerikane për politikën e jashtme “Foreign Policy” ka shënuar disa të dhëna dhe informacione që janë vazhdimisht ndryshohen ose injorohen nga mediet në Kinë, pasi këtë të dhëna apo informacione do të jepnin një dritë të keqe për vendin: në disa raste, manipulimi është i pranuar dhe i lejuar nga qeveria qendrore.
1. Ekonomia - Ekonomia kineze në vitet e fundit ka qenë gjithmonë në rritje dhe të dhënat, thotë Foreign Policy, kanë qenë gjithmonë mjaft të arritshme. Por tani që ka filluar të tregojë disa shenja të ngadalësimit, çka përkon me intensifikimin e krizës globale, punëtorët dhe analistët financiarë do të donin transparencë dhe qasje në të dhënat e tregut të ekonominë kineze të rriteshin. Sipas Moss, megjithatë, ka sinjale që sugjerojnë faktin se qeveria dhe mediat kineze janë duke u bërë më pak transparente në fushën ekonomike dhe financiare. Kohët e fundit, në fakt, qeveria kineze ka fshehur disa informacione në lidhje me të dhënat financiare, sidomos për bursat dhe shitje-blerjeve që përfshijnë kompanitë e mëdha në vend. Një shembull është raporti mbi kostot ekonomike të dëmit mjedisor, si rezultat i modernizimit të vendit, i porositur nga qeveria kineze për Byronë Kombëtare të Statistikave në vitin 2007 dhe kurrë nuk është zbuluar.
2. Krimi - Në dekadat e fundit, Kina duket se kanë zbutur zakonin, që daton nga koha e Maos, për të thënë se krimi nuk ekzistonte në vend. Shifrat e botuara nga qeveria kineze për krimin mes 2000 dhe 2009, megjithëse, tregojnë një rritje të krimeve jo të dhunshme, japin të përgjysmuar kursin e vrasjeve midis 2000 dhe 2009. Në vitin 2010, megjithatë, një studim i Akademisë Kineze të Shkencave Sociale kishte thënë në të njëjtën kohë se vrasjet ishin në rritje. Sipas Moss, zgjedhja për të botuar këto të dhëna nuk është diktuar nga parimet e transparencës, por më tepër nga fakti që një seri vrasjesh kishte bërë një trazim të tillë në Kinë saqë ishte e pamundur për t’i injoruar. Kohët e fundit, një sondazh i gazetës zyrtare të Partisë Komuniste, e cila kishte treguar se dy të tretat e lexuesve e shpallnin veten "të lumtur" të vrasjes së një mjeku në Harbin, një qytet në verilindje të Kinës, do të ishte censuruar nga frika se përmendej gjithnjë e më shumë zemërimi i përhapur në popullsinë kineze.
3. Tensionet sociale - Sipas Moss, qeveria kineze nuk e ka fshehur ekzistencën e një problemi të pabarazisë së pagave dhe kushteve të jetesës midis zonave urbane dhe rurale, dallime që janë shpesh janë baza e trazirave të mundshme apo kërkesave nga ana e popullsisë fshatare. Një raport i botuar në vitin 2011 jepte këtë shkallë të pabarazisë ekonomike në rënie, por në realitet, sipas Moss, të dhënat janë pjesërisht të fshehura, në veçanti, ato që lidhen me të ardhurat e banorëve të qyteteve të mëdha. Zyra Kombëtare e Statistikave vlerëson se paga mesatare në qytet është rreth tre herë më e madhe se të ardhurat mesatare mujore në fshat. Sa për trazirat, në disa raste kanë tërhequr vëmendjen e shtypit të huaj dhe lejohet të botohen: Moss jep shembullin e protestave në qytetin e Vukan të dhjetorit 2011, por shton se këto raste janë shumë të rralla. Vlerësime të ndryshme thonë se dhjetëra mijëra të trazira apo dhe çrregullime të thjeshta çdo vit (ne po flasim rreth 100 mijë në vit), në të gjithë Kinën. Trazirat dhe çrregullime të injoruara plotësisht nga shtypi e zyrtar.
4. Jeta private e politikanëve - Në Kinë, thotë Moss, përfaqësuesit e klasës politike janë pothuajse gjithmonë të portretizuar nga " një dimension", dmth, zyrtar, e cila është i kufizuar kryesisht për lajme të karrierës politike të secilit. Ajo çfarë nuk del është jeta private e politikanëve, e cila është mbajtur plotësisht e ndarë dhe e injoruar nga mediat. Për të kuptuar nivelin e "privacy", të dhënë ndaj politikanëve, Moss përmend shembullin e një gazetari kinez, që u shkarkuar nga puna pasi përhapi lajmin se Presidenti Hu vuan nga diabeti. Vetëm në raste të rralla, më të rënda dhe më të pamundura për t’i fshehur, qeveria lejon disa informacione të publikohet. Raste si ai i ish-anëtarit të Byrosë politike Bo Xilai, të dëbuar me akuzat përfshirë vrasjen, rebelimin dhe korrupsionin, janë shembullore, Moss thotë se, fakti që qeveria kineze e ka kuptuar se sa e përshtatshme është të sakrifikojë disa anëtarë të pambrojtshëm për të mbrojtur të gjithë tjetër. Kur histori të sjelljes së keqe botohen, shpesh janë histori ekstreme, si zyrtari i Partisë Komuniste, i cili kishte vrarë dashnoren e tij apo atë të ish-ministrit hekurudhave të përjashtua nga partia sepse kishte vjedhur rreth 157 miliona dollarë.
5. Punimet e mëdha - Shumica e veprave të mëdha kineze - Ura e Qingdao, Diga e tre Qafave apo treni magnetik në Shangai - janë publikuar shumë nga qeveria, e cila e ka bërë një pikë nderi dhe prestigji për vendin. Por, thotë Ross, informacioni bëhet shumë më sporadik dhe i fragmentuar kur bie fjala për problemet e krijuara nga këto objekte, ato që lidhen me ndikimin e mjedisit apo në lidhje aksidente. Vetëm në rastet më flagrante, informacioni është i shpërndarë, si, për shembull, aksident me shpejtësi të lartë i trenit që vrau 40 persona vitin e kaluar në Uenzhou. Në atë rast doli se ndërtimi i centralit i ishte besuar i një grupi ndërtuesish të korruptuar që nuk, kishin respektuare rregullat dhe kishin dorëzuar punën përpara kohe, në këtë mënyrë duke detyruar qeverinë kineze të bëjë një hap prapa rreth trenave me shpejtësi të lartë.
6. Historia - Ngjarjet që kanë shënuar historinë e Kinës në shekullin e kaluar – që "hapi i madh përpara", plani ekonomik i fund viteve ‘50, deri në Revolucionin Kulturor dhe ngjarjet në sheshin Tiananmen - të cilat janë shpesh janë shënuar nga dhuna dhe kanë shkaktuar vdekjen e shumë vetave, dihet shumë pak dhe informacioni i pakët që qarkullon janë të kontrolluara. Moss shkruan se qeveria kineze, në sajë të punës së zbulimit të pesë dekadave të fundit, sigurisht që është në posedim të të dhënave shumë të plota për numrin e vdekjeve dhe teknikat e represionit që janë përdorur, por hesht dhe fsheh gjithçka.
Vetëm në raste të veçanta disa informata shtesë mund të dalin jashtë, dhe Moss jep shembullin e deklaratave të një oficeri të sheshit Tiananmen që qershorin e kaluar lëshoi deklarata të qarta mbi përgjegjësitë, por dhe pse ishte e pashmangshme marrëzia e asaj dite. Çdo gjë tjetër është e fshehur me kujdes.