Specialistët këshilla grave: Mos e lini shtatzëninë mbi moshën 30 vjeç
Rritja e moshës së shtatzënisë, rrezik për nënën dhe fëmijën. Mjekët : Kujdesi që duhet treguar për këtë periudhë që të shmanget infertiliteti
Emanuela Sako
Vitet e fundit është vënë re një tendencë në rritje e femrave që nisin shtatzëninë mbi moshën 30 vjeç. Specialistët e Obsetri- Gjinekologjisë shprehen se kjo situatë shkakton probleme të mëdha te femrat dhe te fëmija që do të lindë. Madje në një pjesë të madhe të rasteve gratë rrezikojnë të ngelen shtatzëna pas kalimit të kësaj moshe. Për shkak të këtyre zgjedhjeve të grave shqiptare, vdekshmëria foshnjore është në nivele të larta, lindjet e fëmijëve me probleme janë në rritje, si dhe rreziku nga infertiliteti. Shefi i Shërbimit në Maternitetin “Koço Glozheni”, Orion Glozheni, shprehet se problemi më i ri për vendin tonë, janë shtatzënitë në moshë të madhe te gratë dhe rreziqet që shfaqin ato gjatë shtatzënisë. Mosha më e rrezikuar është duke filluar nga 34 vjeç.
Këshillat
Specialistët këshillojnë që të gjitha femrat që dëshirojnë të kenë një shtatzëni sa më të mirë dhe të lindin fëmijë të shëndetshëm duhet që të vendosin të bëhen nëna në moshë sa më të re. Proceset fiziologjike që ndodhin tek trupi i gruas, i detyrojnë të bëjnë një zgjedhje të tillë. Shtatzënitë e vonuara sjellin probleme të infertilitetit, shtatzëni të parakohshme, apo infeksione të ndryshme tek femrat. Këto probleme janë diskutuar nga specialistët e shëndetësisë në Konferencën e Tretë Kombëtare, të Gjinekologji- Obstetrikës. “Pa dyshim që infertiliteti mbetet një problem, kalimi i moshës sjell jo vetëm vështirësi për arritjen e një shtatzënie, por sjell vështirësi dhe probleme dhe për ecurinë e shtatzënisë. Pra, fëmijët e nënave në një moshë të madhe kanë një risk të madh për të pasur anomali. Ka një risk më të madh për sëmundje, dhe vështirësi për të lindur. Rekomandimi im do të ishte që gratë krahas problemeve të tjera të jetës që të mendojnë dhe për procesin e riprodhimit dhe për shtatzënitë dhe fëmijët e tyre, sepse sa më të reja të jenë, aq më të shëndetshëm do të jenë fëmijët e tyre. Po kështu, aq më lehtë do ta kalojnë periudhën e shtatzënisë,- u shpreh Orion Glozheni.
Vdekshmëria
Autoritetet shëndetësore shpeshherë kanë vënë në dukje se vdekshmëria foshnjore mbetet një nga problemet kryesore të shëndetësisë në vendin tonë. V Edhe pse Ministria e Shëndetësisë shprehet se ka një rënie tepër të vogël të këtij fenomeni, përsëri statistikat janë të larta, ku vdekjet e fëmijëve 0-1 vjeç variojnë nga 41.5 vdekje për 1 mijë lindje gjallë në 1990-n, në 13 vdekje për 1 mijë lindje gjallë në
2007-n. Megjithatë, mbetet larg shifrave të vendeve të Bashkimit Europian. Në rrethet e zonave verilindore, si Dibër, Malësi e Madhe, Mirditë etj, kjo vdekshmëri është dy herë më e lartë. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se vdekshmëri të lartë foshnjore kanë edhe disa rrethe të mëdha të vendit si Tirana dhe Elbasani. Ndërkohë që vdekja e nënës është zvogëluar dukshëm gjatë këtyre viteve të fundit. Megjithatë, shifra prej 16.7 për 100 mijë lindje të gjalla mbetet e lartë krahasuar me mesataren e vendeve të Bashkimit Europian. Në bazë të statistikave të kryera nga ky institucion, rreth 93 % e lindjeve ndodhin në institucionet shëndetësore, ndërsa 7% e lindjeve janë në shtëpi, ku mendohet se të tilla lindje krijojnë më tepër komplikacione dhe vështirësi për nënën dhe foshnjën.
8 Qershor 2009