E Diel, 1 Nëntor 2026

Çmimet e artikujve bujqësor, përgjysmohen ato të prodhimeve të stinës



Edhe gjatë kësaj jave vazhdoi ulja e çmimeve për disa artikuj bujqësorë në tregjet e vendit. Sipas MBUMK-së, në javën e parë të muajit qershor, çmimet mesatare janë përgjysmuar për një pjesë të konsiderueshme të perimeve që janë në pikun e sezonit të prodhimit, si dhe për produktet blegtorale të vendit, kundrejt javës së kaluar. Kështu çmimi mesatar për domaten është ulur nga 100 në 50 lekë/kg , specat nga 90 në 70 lekë/kg, trangujt nga 80 shiten me 40 lekë/kg e pjepri shitet 50 lekë/kg. Në prodhimet e bulmetit, statistikat evidentojnë se djathi i bardhë nga 350 shitet me 300 lekë/kg, gjalpi i freskët nga 540 shitet me 500 lekë/kg dhe vezët nga 11 shiten me 9 lekë/kokrra. Rënie çmimesh vihet re këtë javë për frutat kryesore të stinës, si qershitë, që po shiten 180 lekë/kg, kumbullat me 100 lekë/kg, etj. Ndërsa çmimet e frutave të importit ruajnë qëndrueshmërinë e javës së kaluar. Ndërkohë mishi i deles nga 550 u shit 500 lekë/kg, mishi i viçit u shit 630 lekë dhe rënie me 2 për qind të çmimit shënohet për mishin e derrit. Në tre vitet e fundit Tirana, Durrësi, Kavaja dhe Lushnja janë shndërruar në qendrat kryesore të prodhimit dhe tregtimit masiv të prodhimeve bujqësore.

8 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›