E Diel, 1 Nëntor 2026

Spitali Ushtarak ne varesi te Shendetesise, pa ndryshuar ambient Sonila Isaku

Spitali Ushtarak i ngritur ne vitin 1929 dhe ne varesi te Ministrise se Mbrojtjes, tashme, do te kaloje nen drejtimin e Ministrise se Shendetesise, por pa ndryshuar ambient dhe nje pjese te mire te punonjesve. Nje projekt i paraqitur nga Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ne Komisionin Parlamentar te Shendetesise, duket se ka mbyllur debatin disavjecar per administrimin dhe drejtimin e ketij institucioni shendetesor, i cili ka humbur funksionin per t'i sherbyer pacienteve ushtarake dhe eshte kthyer ne spital civil. Sipas te dhenave, rezulton se sot ky spital eshte ne funksion te pacienteve ushtarake vetem me 14 per qind, ndersa per pjesen civile ne 86 per qind. Kjo ka detyruar Ministrine e Mbrojtjes, ne varesi te se ciles eshte spitali per gjithe keto vite, te heqe dore nga menaxhimi, duke ia transferuar kompetencen e Qendres se Traumes, Ministrise se Shendetesise. Ky eshte ne thelb propozimi qe pritet te behet edhe ligjor, i cili ka mberritur per konsultim dje ne Komisionin e Shendetesise. Ne prani te ministrave respektive, atij te Shendetesise, Vangjel Tavo, dhe atij te Mbrojtjes, Arben Imami, eshte bere publik edhe projekti, i cili ka celur debate per opoziten, ku kjo e fundit ka theksuar se nuk ka nje strategji te qarte. "A eshte pare e arsyeshme qe ky sherbim shendetesor publik, mos te zhduket, sepse e kam friken, e theksoj, e kemi friken se ato ambiente do te mund t'i kalojne, ashtu sikurse kane kaluar me tre vendime te Qeverise, ne vite te ndryshme, ato ambiente mund t'i kalojne perseri nje spitali jopublik dhe atehere sherbimi publik shendetesor fillon dhe vdes ne keto momente", - tha deputeti i PS-se, Eltar Deda. Por, ky fakt eshte kundershtuar nga Ministri i Mbrojtjes, Arbeni Imami, i cili theksoi se nuk behet fjale per ndryshim te ambienteve apo per perdorim te territorit, por vetem per administrim dhe varesi te ketij institucioni publik. "Ne nuk po flasim per territorin, sepse territori dhe personeli jane aty. Po flasim per varesine administrative, t'i kalohet buxheti dhe ne perputhje me kerkesat qe dalin, sepse ka ardhur momenti t'i kthehet gjeja te zotit", - tha ministri Imami. Ndersa ministri i Shendetesise, Vangjel Tavo, theksoi se sherbimi i Traumes eshte nje nga sherbimet me te rendesishme ne vendin tone, i cili perballon jo vetem ne kushte normale nje fluks te konsiderueshem te pacienteve shqiptare, por edhe ne raste problematike apo ne raste aksidentesh, ky numer shtohet edhe me shume. "Une i vleresoj shume te gjitha perpjekjet qe Spitali Ushtarak po ben ne menaxhimin e kesaj njesie te traumes, qe eshte prane ketij spitali dhe qe ka perballuar raste nga me te ndryshmet me shume sukses. Eshte e vertete ajo qe ministri Imami tha se nga pikepamja numerike dhe infrastrukturore kapacitetet e Ministrise se Mbrojtjes jane te kufizuara. Une e pranoj, nderkohe qe Ministria e Shendetesise, duke qene edhe ne rolin e hartueses se politikave shendetesore mundet qe ta perballoje me mire sherbimin e traumes", - eshte shprehur ministri Tavo.

Lidhur me vartesine e kesaj qendre, ministri Tavo mori ne shembull rastin e sherbimit te Ortopedise, i cili sot ka nje menaxhim te dyfishte dhe ka treguar qe shpesh krijon problematike ne drejtim te nje miremenaxhimi te sistemit. Nga ana tjeter, Ministria e Mbrojtjes ka dhe nje tjeter projekt, krijimin e nje spitali fushor te levizshem te vene ne dispozicion te Forcave te Armatosura per te perballuar cdo ngjarje te rende.

Ushtaraku, sot trajton 20 mije paciente

Spitali Ushtarak sot pret nje fluks prej 20 mije pacientesh, ndersa trajton rastet me te renda. Ky fakt eshte pohuar nga vete drejtori aktual i Spitalit Ushtarak, Bedri Mihja, ne nje relacion qe iu ka vene ne dispozicion deputeteve te Komisionit te Shendetesise, thote se fondet per te jane rritur 70%, por serish jane te pamjaftueshme, sipas tij, per shkak te numrit te larte te pacienteve, rreth 20 mije ne vit. Sherbimet qe ofron Spitali Ushtarak per trajtimin e traumes, pritet te jene ne varesi te Qendres Kombetare te Traumes, strukture e Ministrise se Shendetesise, e cila do te hapet vitin qe vjen. Sipas ministrit te Shendetesise, ai sherbim do te perfshihet edhe ne Skemen e Sigurimeve Shendetesore.

Ndryshimet qe parashikohen

Spitali Ushtarak kalon nga varesia dhe administrimi i Ministrise se Mbrojtjes ne ate te Shendetesise

Spitali Ushtarak nuk ndryshon vendndodhje nga aty ky eshte aktualisht ne zonen e Laprakes

Personeli shendetesor nga mjeket dhe infermieret nuk do te ndryshoje

Ministria e Mbrojtjes do te ngreje nje tjeter spital Ushtarak ne zonen e Zall Herit

Sherbimi i traumes do te jete ne varesi te Qendres Kombetare te Traumes, strukture e Ministrise se Shendetesise

Sherbimi i traumes do te perfshihet edhe ne Skemen e Sigurimeve Shendetesore

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›