E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spitali i Lezhës ankohet për bllokimin e numrit të urgjencës

Nje fenomen shqetesues ne kete periudhe per spitalin e Lezhes jane abuzimet qe kryejne disa qytetare me numrat e urgjences, duke i bllokuar ato pa asnje motiv, e per pasoje sjelle zenie te linjes per personat qe duan te informojne per raste emergjente.
 

Konfirmimi ka ardhur nga drejtori i spitalit, Nevruz Bare, sipas te cilit fluksi i madh i pacienteve eshte shoqeruar paralelisht edhe me njoftimet ne dy numrat e vendosur nga urgjenca, por se fundmi jane shpeshtuar rastet kur persona anonim bllokojne linjen pa asnje motiv, dhe krijojne probleme per marrjen ne kohe te njoftimeve per rastet urgjente.
 

Per te njoftuar urgjencen e spitalit te Lezhes mund te telefonosh ne numrin 127, e ne nje kohe te shpejte autoambulanca vihet ne levizje per te transportuar drejt spitalit pacientet. Jane nje numer i larte telefonatash qe kryhen drejt urgjences se spitalit ne Lezhe, por qe fatkeqësisht disa prej tyre abuzojne dhe bllokojne linjen.
 
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›