E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tritol te dera e taksistit

 

BERAT - Tritol banesës së një taksisti në Berat. Policia e këtij qyteti është sinjalizuar se rreth orës 21:40 të së dielës, në derën e banesës së 60-vjeçarit Gëzim Agolli ishte vënë një sasi e konsiderueshme lëndë plasëse. Për fat të mirë dera e shtëpisë ishte e blinduar, gjë e cila sipas burimeve të policisë ka ndikuar që forca vepruese e shpërthimit të mos shkaktojë dëmtime në njerëz. Sipas policisë, ngjarja ndodhi në katin e tretë të një pallati në lagjen “Çlirimi”. Banorët e këtij pallati janë tmerruar nga shpërthimi i fuqishëm, i cili i shkaktoi edhe dëme materiale nëpër shtëpitë e tyre. Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë. Një nga pistat më të mundshme, sipas tyre, dyshohet të jetë konkurrenca. Por gjithashtu ka dyshime se autorët të kenë ngatërruar edhe objektiv. Kjo për shkak se taksisti 60-vjeçar nuk ka pranuar të kishte konflikte me persona të tjerë. Në momentin e shpërthimit, Agolli ndodhej në banesë dhe po festonte ardhjen një ditë para ngjarjes të vajzës së tij, e cila ndodhej si emigrante prej dy vitesh në Itali. Autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë ende nuk janë identifikuar.                     d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›